Shërojeni dhimbjen e gjunjëve me të verdhë të vezës: Recetë super e lehtë!

Shëndetësia

Shërojeni dhimbjen e gjunjëve me të verdhë të vezës: Recetë super e lehtë!

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Gjunjët janë nyejt më të rëndësishme në skeletin tonë.

Falë tyre ne mund të performojmë lëvizje të ndryshme, si vrapimi, ecja, qëndrimi ulur, e shumë aktivitete tjera që i bëjmë gjatë përditshmërisë

Dhimbja e gjunjëve është tejet e parehatshme sepse gjunjët janë prej pjesëve të trupit që e bartin thuajse tërë peshën e trupit.

Faktorët kryesorë që e shkaktojnë dhimbjen e gjunjëve janë lëndimet, zgjatjet, mbipesha, artriti, etj.

Në raste të caktuara, inflamacioni mund të shpie deri në humbje të mobilitetit të gjunjëve. Kjo është arsyeja se përse është e rëndësishme ta trajtoni dhimbjen e gjunjëve aq më shpejt që është e mundur.

Për ta trajtuar atë, ekspertët kanë prezantuar një ilaç natyral.

Përbërësit:

– Të verdhë të vezës

– Dy lugë çaji kripë

– Një fashë elastike

Përgatitja:

Rriheni të verdhët e vezës, shtojeni kripën dhe përziejeni. Përbërjen vendoseni në gju dhe pastaj lidheni me fashë elastike.

Këtë rekomandohet ta përsëritni katër herë në ditë.

Pse funksionon ky ilaç natyral?

Kripa ka përbërje të lartë të magnezit. Absorbimi i saj përmes lëkurës ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit, e kjo pastaj e lehtëson dhimbjen.

Në anën tjetër, të verdhët e vezës kanë përmbajtje të lartë të proteinave dhe mineraleve, të cilat i forcojnë indet, venat dhe eshtrat në pjesën e trupit ku e aplikoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat