Seksi, faktor i rëndësishëm për krijimin e variçeve

Shëndetësia

Seksi, faktor i rëndësishëm për krijimin e variçeve

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:41
Ilustrim

Për venat varikoze ose variçet, siç i njohim në përditshmëri, trajtimet dhe rekomandimet janë të pafundme. Venat e fryra dhe të përdredhura që mund të shihen nën sipërfaqen e lëkurës, më së shumti në këmbë, janë problem i madh për një pjesë të mirë të grave. Megjithëse trajtimi mjekësor shpesh është hedhur poshtë duke u fokusuar më shumë te një shqetësim kozmetik, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë dhimbje të moderuar, të ulë cilësinë e jetës së një personi dhe të çojë në komplikime më serioze shëndetësore, si tromboza e venave të thella ose mpiksja e gjakut. Më shumë se 15 milionë njerëz në Turqi, nga një studim i fundit atje, rezulton se vuajnë nga variçet.

Pra, çfarë shkakton formimi i venave me variçe dhe si mund ta shmangim gjendjen? Dr. Faruk Cingöz, nga Departamenti i Kirurgjisë Kardiovaskulare në Spitalin Memorial Kayseri, ndau këshillat e tij për të ndihmuar në parandalimin e venave me variçe dhe shpjegoi se kush është më në rrezik.

Sipas Cingöz, ekzistojnë pesë faktorë kryesorë që çojnë në venat me variçe: gjenet dhe mosha, dashuria për takat e larta, jeta sedentare, veset si alkooli, duhani, si edhe seksi.

Duke u ndalur sidomos në faktorin e fundit, Cingöz tha se gratë janë katër herë më të prirura sesa burrat për t’u prekur nga variçet. Sidoqoftë, meshkujt nuk priren të shkojnë te mjeku dhe të trajtohen, madje e shmangin këtë pjesë, ndërsa gratë kanë një shkallë më të lartë të diagnostikimit të hershëm. Nëse aktiviteti i tyre seksual nis në moshë shumë të re, edhe venat varikoze shfaqen gjithashtu më herët. Problem gjithmonë për femrat është pamja estetike e lëkurës.

Sigurisht, stresi është rrënja e të gjitha të këqijave shëndetësore

Studimet e fundit kanë zbuluar se më shumë se 30% e pacientëve me vena varikoze kanë përjetuar nivele të larta stresi. Tensioni i shkaktuar nga stresi i përditshëm shpesh ul cilësinë e tyre të jetës.

Cingöz gjithashtu paralajmëroi pacientët që të mos vonojnë të shkojnë te mjeku ose të heqin dorë duke menduar se dhimbja do qetësohet. Diagnostifikimi dhe trajtimi i vonë mund të çojnë në probleme të tjera serioze shëndetësore me kalimin e kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat