Ujë me limon, kura më e mirë për të rënë nga peshas

Shëndetësia

Ujë me limon, kura më e mirë për të rënë nga peshas

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Shumë njerëz dëshirojnë të bien nga pesha. Aktiviteti fizik, por edhe ushqyerja me ushqime që përmbajnë vitamina dhe fibra, mundësojnë që ju të bini nga pesha.

Studiuesit thonë që rënia nga pesha është e shëndetshme dhe nuk sjell pasoja në organizëm. Limoni konsiderohet si një nga aleatët më të mirë të njeriut për të rënë nga pesha. Është e rekomandueshme që limonin ta konsumoni çdo ditë jo vetëm për të rënë nga pesha,  por edhe për të larguar nga trupi juaj toksinat e tepërta.

Në vetëm 14 ditë ju mund të humbisni peshë nëse i përmbaheni regjimit të mëposhtëm:

Dita e parë-Përzieni lëngun e limonit me një gotë ujë dhe pijeni menjëherë sapo të zgjoheni.

Dita e dytë-Përzieni lëngun e dy limonëve me dy gota ujë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë dhe pijeni pas zgjimit.

Dita e tretë-Përzieni lëngun e tre limonëve me tre gota ujë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë.

Dita e pestë-Përzieni lëngun e pesë limonëve me pesë gota me ujë dhe pak mjaltë dhe pijeni tre herë në ditë.

Dita e gjashtë-Shtrydhni gjashtë limonë. Lëngun përzieni me gjashtë gota me ujë dhe mjaltë dhe pijeni tre herë në ditë përpara çdo vakti.

Dita e shtatë-Përzieni lëngun e tre limonëve me dhjetë gota ujë. Lëngun kosnumojeni tre herë në ditë përpara vakteve.

Dita e tetë-Përzieni lëngun e gjashtë limonëve me gjashtë gota ujë dhe pak mjaltë dhe konsumojeni tre herë në ditë.

Dita e nëntë-Përzieni lëngun e pesë limonëve me pesë  gota me ujë dhe pak mjaltë.

Pijeni tre herë në ditë.

Dita e dhjetë-Përzieni lëngun e katër limonëve me katër gota me ujë dhe pak mjaltë. Lëngun pijeni 2-3 herë në ditë.

Dita e njëmbëdhjetë-përzieni lëngun e 3 limonëve me 3 gota ujë dhe një lugë çaji me mjaltë. Lëngun pijeni 2 herë në ditë.

Dita e trembedhjetë-Shtrydhni dy limonë dhe lëngun përzijeni me dy gota ujë.

Lëngun pijeni esëll në mëngjes.

Në ditën e trembëdhjetë-Pini lëngun e një limoni të tretur në një gotë me ujë.

Dita e katërmbëdhjetë-Lëngun e tre limonëve përziejeni me 10 gota ujë.

Mund ta pini edhe të ngrohtë si formë çaji për ta patur më të lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat