Kanceri i mushkërive, simptomat që nuk duhen neglizhuar, mund të shëptoni jetën

Shëndetësia

Kanceri i mushkërive, simptomat që nuk duhen neglizhuar, mund të shëptoni jetën

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 08:02
Ilustrim

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më të frikshme të çdo qenieje njerëzore. Shkaqet që mund të çojnë në kancer të mushkërive janë të shumta, dhe ne të gjithë i dimë ato në mënyrë thelbësore: ajri i ndotur, tymi, kimikatet, etj. Por është e rëndësishme të kuptoni simptomat për të kuptuar nëse jeni me të vërtetë në rrezik nga kjo gjendje.

Para së gjithash, kini kujdes kur keni një kollë të vazhdueshme, shpesh me gjurmë gjaku. Por edhe dhimbjet e përhapura të shpinës dhe shpatullave mund të jenë treguesi i një problemi më të madh, megjithëse padyshim që ato mund të jenë gjithashtu për shkak të diçkaje tjetër.

Ndër simptomat e kancerit të mushkërive ka edhe dhimbje koke dhe dhimbje kockash, veçanërisht nëse ato janë të forta.

Gjithashtu shqetësohuni nëse keni humbje të oreksit dhe kujtesës, sekrecione të bollshme të mukusit, me një ngjyrë të ndryshme nga normalja.

Sigurisht, ne e përsërisim, vuajtja nga këto simptoma absolutisht nuk do të thotë se jemi të sëmurë nga kanceri: shumë nga këto mund të nënkuptojnë diçka tjetër. Por gjithmonë është mirë të jesh nën kontroll dhe të mos nënvlerësosh asgjë: parandalimi mund të shpëtojë jetë shumë më tepër sesa kujdesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat