Zgjidhni problemin e dhembjeve të kokës për pesë minuta pa ilaçe

Shëndetësia

Zgjidhni problemin e dhembjeve të kokës për pesë minuta pa ilaçe

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Akupresura është formë masazhi, efikasitetin e së cilës e kanë konfirmuar shumë studime shkencore dhe nuk ju nevojitet njohuri e gjerë mjekësore se si ta bëni

Gjëja kryesore këtu është për të kryer masazh saktë dhe në pikat e duhura që lidhen me kokën.

Si i bëhet masazh pikës së akupresurës

E para, merrni pozicion të rehatshëm dhe qetësohuni. Për masazh nuk ju nevojitet shumë kohë, nga 30 sekonda deri në 1 minutë do të jenë krejtësisht të mjaftueshëm, ndërsa dhembja zhduket për 5 minuta.

Pikave bëni masazh me prekje të lehtë dhe lëvizje rrethore.

Ekzistojnë 6 pika kryesore me masazhin e të cilave dhembja e kokës zhduket:

Pika YING TANG

Kjo është pika e “syrit të tretë” dhe gjendet midis vetullave. Kjo pikë gjithashtu zvogëlon lodhjen e syve.

Pika ZAN ZHU

Këto pika simetrike janë të vendosur në fund të fillimit të vetullave. Me masazhin e kësaj pike gjithashtu do të zbutni rrjedhjen e hundëve.

Pika YINGXIANG

Këto pika gjenden nga ana e jashtme të vrimave të hundës në linjë me sytë. Për t’i gjetur, provoni të hetoni pak një gropë të vogël nën mollëza. Kjo pikë gjithashtu hap sinuset, zvogëlon dhembjen e kokës dhe dhembjen e dhëmbit.

Pika TIAN XHU

Këto pika gjenden në fund të zverkut midis veshit dhe fillimit të kurrizit. Me masazh të këtyre pikave do të lehtësoni dhembjen e syve dhe të veshëve, por edhe dhembjen e madhe të kokës.

Pika SHUAI GU

Kjo ikë gjendet mbi vesh në ashtin e tëmblave. Për ta gjetur këtë pikë provoni të ndieni një gropë të vogël. Shtypja në këtë pikë mund të lehtësojë dhembjen e kokës dhe të zvogëlojë lodhjen e syve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat