7 Kura popullore për sëmundjet kërpudhore që japin efekt shpejt

Shëndetësia

7 Kura popullore për sëmundjet kërpudhore që japin efekt shpejt

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Dermatofitoza, është një formë shumë ngjitëse e kërpudhave të lëkurës, dhe sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mbi 700,000 njerëz vizitojnë mjekun çdo vit me shqetësime në lidhje me këtë problem.

Mijëra nga të infektuarit nuk kërkojnë trajtim, kështu që vazhdoni të lexoni për t’u siguruar që të dini se çfarë të bëni nëse ndonjëherë do të hasni në këtë lloj situate në të ardhmen.

Ne kemi bërë një listë të disa kurave që mund t’i përdorni menjëherë në shtëpi. Është e rëndësishme të mbani në mend se pavarësisht nga fakti se secili nga këto ilaçe është i mirë-hulumtuar, ju ende duhet të konsultoheni me një mjek para se të filloni të trajtoni dermatofitozën në shtëpi.

Nëse keni një histori të infeksionit të lëkurës ose kërpudhor, lini një takim me një dermatolog/e.

Shafran i Indisë

Shafrani i Indisë njihet njohur për vetitë e tij anti-inflamatore. Një komponent i pranishëm në shafranin e Indisë, i quajtur kurkumin, besohet se ka veti anti-mikrobike.

Si ta përdorni:

Përdoreni shafranin në çaj ose në përgatitjen e vaktit tuaj.

Përdoreni direkt që të jetë më efektiv në infeksionet kërpudhore.

Përziejeni atë me ujë ose vaj kokosi dhe aplikoni pastën në zonën e infektuar.

Lëreni për aq kohë sa të jetë e mundur para se ta shpërlani.

Shënim: aplikimi i shafranit të Indisë mund të bëjë që lëkura juaj të duket e verdhë, por mos u shqetësoni pasi largohet brenda disa ditësh.

Uthull molle

Karakteristikat anti-kërpudhore të uthullës së mollës mund të ju ndihmojnë në trajtimin e kruajtjes dhe thatësisë së lëkurës tuaj. Përmbajtja në uthull molle jo të filtruar rregullon rritjen e majave duke neutralizuar pH.

Si ta përdorni:

Aplikoni uthull molle në zonën e infektuar duke përdorur një copë pambuku të njomur në të.

Përsëriteni procesin deri në 3 herë në ditë.

Shpërlajeni atë pas 15 minutash nëse po dilni ose nëse infeksioni është në një zonë që djersitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat