Mësoni cili virus ngjitës bartet lehtë tek fëmijët në dimër

Shëndetësia

Mësoni cili virus ngjitës bartet lehtë tek fëmijët në dimër

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Sikur në çdo vend të botës edhe në vendin tonë disa nga sëmundjet ngjitëse janë më serioze dhe problematike te fëmijët e vegjël, te pleqtë, gratë shtatzëna, të sëmurët me sëmundje kronike dhe pacientët me imunitet të kompromituar.

Por më të rrezikuarit mbeten fëmijët,

Albina Ponosheci Biçaku, infektologe në Klinikën e Infektivës në QKUK, ka thënë se prej virusëve më të shpeshtë sidomos gjatë sezonës vjeshtë-dimër, është virusi i influenzës A dhe B të cilët shkaktojnë epidemi dhe pandemi të gripit.

“Këta virus përhapen shumë lehtë dhe shpejtë përmes ajrit, pështymës, spërklave të pështymsë gjatë teshtitjes, kollitjes. Mund të përcjellen me komplikime (si p.sh.me pneumoni të rënda), që mund përfundojnë me fatalitet.

Në vendin tonë çdo vit është në dispozicion për të gjithë qytetarët e sidomos për grupe të caktuara të shoqërise (si psh. femijët, pleqtë, gratë shtatëzëna dhe të sëmuërt me sëmundje kronike) vaksina e gripit”, ka thënë ajo.

Sipas Biçaku, problematikë mbesin virusët si adenovirusët dhe rotavirusët që shkaktojne diarenë të fëmijët e vegjël (kryesisht deri në tri vjeq) e që mund të përcjellen me gjendje serioze të dehidrimit që në rast të mos trajtimit me kohë dhe adekuat mund të përfundojnë edhe me fatalitet.

“Fëmijët në kopshte p.sh. janë më të rrezikuar për streptokokun, stafilokoun dhe parazitët, sëmundjet ngjitëse i karakterizon mënyra e përhapjes, psh. numri i madh i njerëzve në vende të mbyllura gjatë sezonës së dimrit janë të rrezikuar nga gripi”, tha ajo.

Ndërsa një sëmundje mjaftë serioze si Turbekulozi, Biçaku thotë se mund të evitohet tek fëmijët më vaksinën BSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat