Pomada e përgatitur në shtëpi që shëron plagët, djegiet dhe prerjet sipërfaqësore

Shëndetësia

Pomada e përgatitur në shtëpi që shëron plagët, djegiet dhe prerjet sipërfaqësore

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Pomada e mëposhtme përgatitet në kushte shtëpie, përbërësit e së cilës i gjeni në dyqanet me produkte bimore, natyrale!

Është një krem i shkëlqyer i ndihmës së parë me veti shëruese për prerjet sipërfaqësore, djegiet dhe plagët jo të thella.

Përbërësit:

⦁ 1/4 e filxhanit me vaj kokosi

⦁ ¼ e filxhanit me vajin e farave të rrushit

⦁ 3 lugë gjelle dyllë blete

⦁ 10 pika të vajit të pemës së çajit

⦁ 8 pika vaj livande

⦁ 5 pika vaj vitamine E

⦁ 5 pika vaj limoni

Udhëzime:

1. Shkrini së bashku 3 përbërësit e parë, vajin e arrës së kokosit, vajin e farave të rrushit dhe dyllin e bletës.

2. Lëreni të ftohet dhe shtoni në vijim:

– 10 pika vaji të pemës së çajit

– 8 pika vaj livandë

– 5 pika vaj vitamina E

– 5 pika vaj limoni

3. Përziejini së bashku derisa të formohet një masë homogjene dhe vendoseni në një enë të vogël qelqi.

Përdoret në mënyrë topike (të jashtme) dhe duhet ruajtur në frigorifer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat