Të lodhur në mëngjes, tharje goje, etje, dëshirë për gjëra të kripura; Të gjitha këto shenja të çojnë te një sëmundje

Shëndetësia

Të lodhur në mëngjes, tharje goje, etje, dëshirë për gjëra të kripura; Të gjitha këto shenja të çojnë te një sëmundje

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Nëse keni disa nga simptomat e përshkruara mëposhtë, atëherë ka shumë mundësi që të vuani nga lodhja e gjëndrave mbiveshkore

• Ndiheni të lodhur që në mëngjes dhe/ose gjatë ditës. Edhe nëse keni fjetur mjaftueshëm gjatë natës, për shkak të mungesës së disa hormoneve ndieni nevojën për t’u shtrirë dhe për të fjetur pa ardhur akoma dreka.

• Ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës në punë, por më energjikë në mbrëmje, kur mbërrini në shtëpi. Kjo ndodh kur gjëndrat e lodhura mbiveshkore e përmbajnë sasinë e kufizuar të hormoneve rezervë gjatë stresit të ditës, në rast se gjendja e emergjencës rritet, dhe i lëshojnë këto rezerva kur ktheheni në shtëpi, në një ambient të qetë, ku e dini se nuk ju pret asgjë e papritur.

• Jeni shumë të lodhur, por nuk ju zë gjumi. Procesi i gjumit dhe veçanërisht faza REM, kanë nevojë për hormonet e gjëndrave mbiveshkore. Nëse prodhimi i këtyre hormoneve është i pamjaftueshëm, do të vuani nga pagjumësia, ndjeshmëria dhe parehatia gjatë gjumit dhe/ose mungesa e ëndrrave.

• Ndiheni të lodhur edhe pas një nate me gjumë të thellë. Nëse nuk keni mjaftueshëm hormone për të furnizuar fazën REM dhe atë të ëndrrave, nuk keni për të kaluar një natë të qetë. Mungesa e theksuar e hormoneve ju harxhon aq shumë energji, saqë nuk ju mjafton as gjumi “për të karikuar bateritë”.

• Edhe puna më e vogël ju djersit, sepse sistemi juaj endokrin bën punë shtesë për të kompensuar mungesën e vazhdueshme të adrenalinës.

• Jeni vazhdimisht të etur dhe duket sikur asgjë nuk jua shuan etjen; ose ju thahet vazhdimisht goja; ose keni dëshirë për gjëra të kripura.

Kjo ndodh sepse një numër i konsiderueshëm elektrolitesh në gjak dhe në sistemin nervor shkatërrohen nga vërshimi i vrullshëm i kortizolit. As uji, as pijet e gazuara, as kafeja, alkooli dhe pijet e tjera nuk kanë për t’jua zgjidhur problemin.

Ju keni nevojë që të zëvendësoni elektrolitet e humbura duke pirë një pije që përmban sasinë e duhur të kripës, potasit dhe glukozës (për shembull, ujë arre kokosi, lëng molle të shtrydhur, lëng selinoje, ose përzierje selino/mollë, ose selino/kastravec.)

• Turbullim i shikimit ose vështirësi në përqendrimin e syve. Kjo shkaktohet nga kortizoli i tepërt, i cili ka veti dehidratuese dhe prek zonat më të ndjeshme, siç janë sytë, që duhet të jenë vazhdimisht të hidratuar. Simptoma të tjera janë rrathët e zinj përreth syve dhe/ose sy të futur në zgavra.

• Dëshirë e vazhdueshme për stimulues. Nëse për të përballuar aktivitetet e ditës keni nevojë për stimulues, si: cigaret, pijet e gazuara, kafeina, lëngjet me sheqer, ëmbëlsirat, biskotat, gjevrekët, ose edhe drogë që jepet si ilaç me recetë, si amfetamina, me siguri që po kërkoni instinktivisht të zëvendësoni mungesën e hormoneve të gjëndrave mbiveshkore.

Problemi është se këta stimulues ju furnizojnë me një shpërthim të menjëhershëm energjie, dhe ju lënë “shakull” sapo efekti i tyre fillon të zbehet. Duke i detyruar gjëndrat mbiveshkore që të punojnë të sforcuara dhe pastaj i plandosin ato, këta stimulues krijojnë një cikël ulje-ngritjesh, që me kalimin e kohës e dëmton më shumë funksionin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat