Turbekulozi nuk është zhdukur, 15 të prekur në çdo 100 mijë persona

Shëndetësia

Turbekulozi nuk është zhdukur, 15 të prekur në çdo 100 mijë persona

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:33
Ilustrim

Ndonëse në popullatë njihet si sëmundje e frikshme dhe se është zhdukur, tuberkulozi është i pranishëm në vendin tonë, madje me një numër të konsiderueshëm rastesh të reja që preken çdo vit. Specialistët e përllogarisin 15 të prekur për çdo 100 mijë banorë.

Popullata vaksinohet ndaj tuberkulozit por sërish risku i përhapjes së kësaj sëmundje ekziston pasi përhapet nëpërmjet ajrit.

Një i infektuar nga tuberkulozi mund të infektojë nëse qëndron shumë gjatë pranë tij dhe nëse ke sëmundje të tjera apo imunitet të rënë ku bacili që shkakton tuberkulozin gjen terren të përshtatshëm. Ka simptoma të njëjta me një pneumoni.

Por ndonëse vite më parë tuberkulozi shkaktonte numër të lartë vdekjesh për shkak dhe të mungesës së trajtimeve mjekësore. Në ditën e sotme mjekët thonë se është i shërueshëm dhe ka një vdekshmëri shumë të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat