Dhjetë ushqimet që bëjnë mirë për lëkurën tënde

Shëndetësia

Dhjetë ushqimet që bëjnë mirë për lëkurën tënde

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 21:25
Ilustrim

Lëkura kurohet në tavolinë, sepse falë ushqimit të duhur mund t'i fusim organizmit përbërës të cilët favorizojnë qëndrueshmëri, elasticitet, pastërti. Momenti më i rëndësishëm i ditës? Mëngjesi, sepse kosi, uji dhe frutat pastrojnë organizmin dhe rrisin gjallërinë. Ja 10 ushqimet për një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.

Mjalti – Antibakterial dhe antibiotik natyral, mjalti riparon lëkurën, duke e ushqyer atë. Përdore në vend të marmalatës dhe sheqerit. Mos harro që është i shkëlqyer edhe për maskat e lekurës.

Peshku blu – Falë Omega Tre peshku është një koncentrat  esencial për organizmin. Këshillohet të gatuhet në avull duke i hedhur erëza për një lëkurë të shëndetshme, të bukur dhe për linja korrekte.

Kosi – Ndihmon në tretjen e mirë dhe dezintoksikimin e organizmit duke e mbajtur lëkurën në formë dhe të shkëlyer. Kosi është i mirë sidomos kur konsumohet në mëngjes ose pasdite me fruta të freskëta apo me një lugë mjaltë.

Frutat e thata – Bajame, arra e lajthi janë të pasura me Omega Tre e Omega Gjashtë: një recetë e vërtetë kundër plakjes së lëkurës. Përdorini në një vakt të ndërmjetëm.

Mish i kuq – Kur lind nevoja për të rënë në peshë me shumë kilogramë është rreziku i vijave të lëkurës nga ndryshimi i peshës. Kush ha mish të kuq mund të jetë i favorizuar në këtë drejtim, sepse niveli i lartë i i hekurit dhe proteinave në të është në gjendje të favorizojë sintezën e kolagjenit dhe elastinës. E rëndësishme është që të zgjidhet mish cilësor dhe të hahet në sasi të moderuara.

Ujë – Të pish ujë është një gjest i shëndetshëm dhe bukurie. Shërben për të pastruar dhe dizintoksikuar organizmin. Nise ditën në mëngjes me një gotë ujë të vakët: mbaj me vete kur del nga shtëpia një shishe me ujë dhe do të ndjesh ndryshimin pasi ta pish disa herë në ditë.

Drithëra integrale – Makarona integrale, oriz integral, etj. janë të pasur me kripëra minerale dhe vitaminë E, thelbësore për bukurinë e lëkurës.

Avokado – Është shumë i mirë për t'u përdorur në sallatë. Është i pasur me yndyrna natyrale dhe antioksidantë.

Çaj jeshil – Këshillohet në mëngjes duke e alternuar me qumështin, tretet mirë dhe ndihmon si antioksidant. Mund të përdoret disa herë gjatë ditës.

Fruta e perime – Pasdite nis e të merr uria rëndomë? Shfytëzo fuqinë e frutave. Ndoshta të shoqëruara edhe me kos të freskët. Do ta mbajnë lëkurën të shëndetshme dhe të freskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat