E vetmja gjë që nuk duhet të bësh kurrë sa herë pastron dhëmbët

Shëndetësia

E vetmja gjë që nuk duhet të bësh kurrë sa herë pastron dhëmbët

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 06:13
Ilustrim

Pastrimi i dhëmbëve me fije dentare është një nga mënyrat më të mira dhe më të rekomanduara të pastrimit (pasi ke ngrënë 4-5 fruta dhe në ditë) ose edhe çdo natë duke lexuar një libër në shtrat. Kushdo që e praktikon këtë mënyrë pastrimi, pa dyshim që bën shumë mirë, por disa nga ne në këtë rast bëjnë gabime. Sa herë i pastron dhëmbët në këtë mënyrë, mendon se çdo lloj peri mund të të ndihmojë dhe i jep mundësi vetes të provosh disa herë me të njëjtin pe, derisa papastërtitë të largohen? Kjo duket se është mënyra më e thjeshtë, apo jo? Dhe nuk ndalesh derisa të bindesh që gjithçka është pastruar.

Të pastrosh dhëmbët me pe, në fakt, duket vërtet si gjëja më e thjeshtë, por edhe këtu ka diçka që bëhet gabim. Nga studimet, është vënë re se tërheqja e fijes së perit disa herë para-mbrapa, përdorimi i shpeshtë i saj, por edhe pastrimi me çdo lloj peri, përveç atij dentar, mund të kthehen në rrezik serioz për shëndetin oral. Jo vetëm sepse mund të dëmtosh pllakat dhe smaltin e dhëmbëve, por gjithashtu mund të dëmtosh mishrat dhe të ndikosh në shtimin e hapësirave midis dhëmbëve duke i larguar ata nga njëri-tjetri.

Kështu, përdore me kujdes fillin dentar dhe sigurohu që në hapësirën mes dhëmbëve të mos ushtrosh forcë dhe të përdorësh fillin e duhur dentar. Pasi i ke pastruar, një gargarë me ujë e kripë do të të ndihmojë për t’i mbajtur dhëmbët e pastër. Ose edhe pak sodë buke për t’u dhënë më shumë bardhësi atyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat