Pse hurmat janë frutat më të shëndetshme në planet

Shëndetësia

Pse hurmat janë frutat më të shëndetshme në planet

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Hurmat kanë një gamë të gjerë vlerash shëndetësore dhe ushqyese, duke i bërë ato frutat më të shëndetshëm në planet.

Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrale që janë thelbësore për trupin të funksionojë siç duhet. Sheqeri natyral që gjendet te hurma është alternativa perfekte e sheqerit të rregullt.

Janë të lehta për t’u tretur dhe ulur urinë. Hurma, nga përbërja e saj, është një tabletë e vërtetë natyrore multivitaminë që mund të përdoret si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit. Nga anemia, përmes presionit të lartë të gjakut, kolesterolit, deri në kancer…

Për shkak se përmbajnë lutein dhe zeaxanthin, ato quhen vitamina për sytë. Luteina dhe zeaxanthin janë veçanërisht të rëndësishme për retinën dhe makulën e syrit, pasi ato mbështesin qelizat epiteliale për shikim të mirë dhe parandalojnë dëmtimin makular, i cili ndodh në pleqëri.

Gjithashtu përmbajnë kalium, i cili është i dobishëm për ndalimin e diarresë. Përveç kësaj, ndihmojnë për të rikthyer florën e zorrëve sa më shpejt të jetë e mundur. Marrja e rregullt e hurmave  do ta lehtësojë zorrën tuaj dhe krijimin e baktereve beninje. Ndërsa ndalojnë diarrenë, ato gjithashtu mund të ndihmojnë ushqimin të tretet më shpejt dhe lehtë nga trupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat