Psikologët: Ëndrrat me sy hapur mund të ndikojnë për keq në jetën tuaj

Shëndetësia

Psikologët: Ëndrrat me sy hapur mund të ndikojnë për keq në jetën tuaj

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 06:39
Ilustrim

96% e njerëzve ëndërrojnë të paktën një herë në ditë. Ne e shohim botën ndryshe dhe të gjithë kemi fantazitë tona. Mirëpo, ka disa tipare të përbashkëta që i bashkojnë të gjithë ëndërrimtarët. Nuk po shkruajmë për ato ëndrrat që shohim me sy mbyllur, por për ato që i shohim kur jemi zgjuar: pra dëshirat tona/ gjërat që do të donim të na ndodhnin.

Ju mërziteni shpejt

Ata që kanë një punë të mërzitshme, kanë tendencën për të ëndërruar/fantazuar më shpesh. Kjo ndodh, sepse njerëzit përpiqen që të ndryshojnë rutinën e tyre më ëndrra më të bukura. Mirëpo, ndodh, që ata mërziten kur kthehen në realitet, sepse e kuptojnë që asgjë nuk është si në ëndërr, por e kundërta e presin 100 punë.

Mund të keni probleme me leximin

A keni përjetuar ndonjëherë ëndërrime, teksa keni qenë duke lexuar? Sytë tuaj lexojnë fjalët, por mendja është gjetkë dhe për rrjedhojë duhet ta rilexoni materialin, pasi nuk mbani mend se çfarë keni lexuar. Kjo është një nga të metat e ëndrrave ditën, sipas shkëncëtarëve, pasi e bën më të vështirë kuptimin e informacionit që po lexojmë.

Mund të vuani nga humbja e kujtesës

Ju mund të vuani nga humbja e kujtesës, nëse ëndërroni vazhdimisht. Nëse do të ëndërroni për gjërat që mund të ndodhin pas 3 vitesh, do ta keni shumë të vështirë për të kujtuar gjërat e së tashmes.

Ju bëheni të varur pas ëndrrave

Disa njerëz janë zhytur aq shumë në këto ëndrra të gjalla, saqë vuajnë nga ëndërrimi i gabuar. Kjo mund të ndërhyjë në funksionimin e tyre normal dhe madje të zëvendësojë komunikimin me njerëzit e vërtetë. Ata që fantazojnë shumë, duke shpenzuar deri në 60% të orëve të tyre të zgjimit duke e bërë atë, mund të zhvillojnë një varësi të sjelljes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat