Çdo 39 sekonda Pneumonia vret një fëmijë

Shëndetësia

Çdo 39 sekonda Pneumonia vret një fëmijë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 05:53

Pneumonia, vrasëse fëmijësh dhe epidemi e harruar, kjo sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, vitin e kaluar, ka qenë shkaktare e vdekjes së një fëmije nën pesë vjeç çdo 39 sekonda, në nivel botëror, më shumë se çdo lloj tjetër infeksioni, sipas alarmit të ngritur nga gjashtë organizata, midis të cilave UNICEF.

“Pneumonia u ka kushtuar jetën 800 000 fëmijëve nën pesë vjeç çdo 39 sekonda, vitin e kaluar, ndër të cilët 153 000 kanë qenë në muajt e parë të jetës së tyre”, thuhet në deklaratën e këtyre organizatave, që bëjnë thirrje për një aksion botëror kundër pneumonisë.

Ky infeksion akut, që prek mushkëritë, mund të shkaktohet nga baktere, viruse ose kërpudha mikroskopike.

Në rastin e prekjes nga pneumonia, mushkëritë mbushen me qelb dhe lëng, gjë që e bën të dhembshme frymëmarrjen dhe kufizon përthithjen e oksigjenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat