Shkenca: Nëse keni një qen në shtëpi, zemra juaj është më e shëndetshme

Shëndetësia

Shkenca: Nëse keni një qen në shtëpi, zemra juaj është më e shëndetshme

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 20:37
Ilustrim

Ata që kanë një qen në shtëpi, me siguri e dinë që kafshët e bëjnë jetën tonë më të mirë, bazuar edhe në provat shkencore. Studimet e fundit kanë vërtetuar se përveç se kanë një shok besnik, pronarët e qenve kanë tendencë të kenë shëndet më të mirë kardiovaskular dhe qëndrueshmëri fizike. Nëse ende dyshoni nëse duhet të mbani një qen ose jo, merrni parasysh përfitimet e mundshme shëndetësore për ju dhe anëtarët e familjes suaj.

Shkencëtarët i shpjegojnë këto përfitime shëndetësore me faktin se pronarët e qenve janë më aktivë fizikisht, sesa njerëzit që kanë kafshë të tjera shtëpiake ose nuk kanë fare kafshë shtëpiake. Nëse keni një qen, ka më shumë të ngjarë të ecni më shumë për ta shëtitur, pra jeni fizikisht më aktivë sesa njerëzit e tjerë.

Mirëpo, përveç ecjes që ju bëni pothuajse çdo ditë më qenin, lidhja njeri-qen ka një efekt të përgjithshëm pozitiv në cilësinë e jetës sonë dhe mjekët besojnë se fushatat publike që promovojnë pronësinë e qenve përgjegjës janë një hap i mirë në rrugën drejt një shoqërie më të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat