Me këtë recet mund t’i lehtësoni dhimbjet e fytit - Bota Sot
Me këtë recet mund t’i lehtësoni dhimbjet e fytit

Shëndetësia

Me këtë recet mund t’i lehtësoni dhimbjet e fytit

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Gjatë ditëve të ftohta, të gjithë ne shpesh përballlemi me dhimbje të fytit.

Në vend që të marrim ilaçe që zvogëlojnë imunitetin natyror të trupit, bëni një ilaç efektiv në shtëpi që është shumë i lehtë dhe i shpejtë për tu përgatitur.

Çfarë ju duhet?

Një kavanoz qelqi

Limon

Mjaltë

Xhenxhefil

Si ta përgatisni dhe përdorni këtë recetë?

Në kavanozin e qelqit vendosni copët e limonit dhe vendosni mjaltin ose xhenxhefilin. Mbylleni kapakun e kavanozit dhe lëreni në frigorifer derisa të bëhet masa sikur xhelatinë.

Kur dëshironi që ta përdorni këtë tretman, merreni një lugë gjelle dhe vendoseni në një filxhani e mbulojeni me ujë të vluar.

Kjo përzierje mund të qëndrojë deri 2-3 muaj. Kjo recetë natyrale është e mrekullueshkme edhe për dhimbjet e kokës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat