Si të dallojmë shenjat e një sulmi në zemër një muaj para se të ndodhë

Shëndetësia

Si të dallojmë shenjat e një sulmi në zemër një muaj para se të ndodhë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 07:09
Ilustrim

A e dini se shkaku kryesor i vdekjeve së hershme në SHBA janë sulmet e zemrës? Mënyra e vështirë e jetës dhe ushqimi janë një kontribues i madh për këtë sëmundje.

Këto janë simptomat që ju mund të keni një sulm në zemër në një muaj. Sigurohuni që t’i merrni seriozisht këto shenja:

1.Lodhje

Kur arteriet ngushtohen zemra juaj merr shumë më pak gjak. Kjo e bën që zemra të punojë me më shumë vështirësi se normalisht duke ju shkaktuar lodhje dhe përgjumje.

2.Gulçim

Nëse ju keni probleme të frymëmarrjes është mirë që të konsultoheni me mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur.

3.Dobësi

Muskujt tuaj nuk janë duke marrë atë që ata kanë nevojë, dhe kjo mund të shkaktojë dobësi.

4.Marrje mendje dhe djersë të ftohta

Kjo është shumë kërcënuese për jetën.

5.Presion i gjoksit

Nëse keni simptoma për fillimin e një sulmi në zemër shanset janë që ju të përjetoni siklet në gjoksin tuaj. Dhimbjet do të rriten gradualisht deri sa sulmi të ndodhë.

Mënyra më e mirë për të parandaluar një sulm në zemër është duke vërejtur simptomat sa më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat