A ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë? Ky mund të jetë një problem shëndetësor

Shëndetësia

A ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë? Ky mund të jetë një problem shëndetësor

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Nuk është e pazakontë të ndjeheni të lodhur pas një vakti. Nëse kjo ndjenjë është e pranishme herë pas herë, nuk ka asnjë arsye për shqetësim, mirëpo nëse ndodhë çdo ditë, atëherë kjo mund ta dëmtoj shëndetin tonë.

Kjo gjendje është e njohur në mjekësi si përgjumje post-prandiale dhe ekspertët kanë zbuluar arsyet pse kjo ndodh.

Ushqimet e pasura me karbohidrate dhe sheqerna dhe që përpunohen në mënyrë artificiale shumë lehtë shkaktojnë përgjumje. Kjo është arsyeja pse ne ndjehemi kështu, pasi të konsumojmë oriz, makarona, pica apo bukë të bardhë.

Mungesa e mineraleve dhe vitaminave të caktuara në trup, luan një rol të madh në këtë, dhe kjo gjendje nxit dëshirën për një lloj të caktuar të ushqimit, më së shpeshti të karbohidrateve apo sheqernave.

Fillimi i lodhjes pasi të keni ngrënë, ndikohet gjithashtu nga mikrobioma, që është  një grup i mikroorganizmave, të cilat jetojnë në trupin e njeriut. Nëse mjedisi, në të cilin banojmë nuk është i shëndetshëm, ato mund të bien ndesh me thithjen e ushqimit të konsumuar, ndërsa një mikrobiomë e fortë dhe në mjedis të shëndetshëm mund të ketë efektin e zbutjes së rritjes së niveleve të sheqerit në trup.

Njerëzit, të cilët janë alergjikë ndaj përbërësve si laktoza, duhet t’i kushtojnë vëmendje të veqante mënyrës sesi ushqimet e caktuara ndikojnë në gjendjen e tyre pas konsumimit.

Mënyra e duhur për ta parandaluar këtë lodhje pas një vakti, është t’i kushtoni rëndësi shpejtësisë me të cilën hamë, ushqimet të cilat i konsumojmë, si dhe çdo kafshim duhet të jetë i ngadalshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat