Arsyeja pse disa prej burrave nuk iu rritet mjekra plotësisht, sipas një dermatologu

Shëndetësia

Arsyeja pse disa prej burrave nuk iu rritet mjekra plotësisht, sipas një dermatologu

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Mjekrat kanë qenë prej kohësh një shenjë kulturore e mashkullorisë, por për burrat që nuk mund të rritin flokë të trashë të fytyrës, a i bën ata “më pak burrëror”?

Business Insider ka kërkuar nga një dermatolog të shpjegojë arsyet shkencore që disa burra nuk janë në gjendje të rritin flokë të trashë dhe të dendur të fytyrës.

Doktor Jennifer Chwalek shpjegoi se paaftësia për të rritur mjekër të plotë nuk lidhet drejtpërdrejt me nivelet e ulëta të testosteronit. Rritja e mjekrës përcaktohet kryesisht nga gjenetika.

Sipas tij, disa burra kanë më shumë gjendra qimesh, kështu që ata mund të rrisin mjekra më të dendura se të tjerët.

“Testosteroni shndërrohet në gjëndrën e qimeve në një formë më të fuqishme të quajtur dihidrotestosterone. Disa folikuj të flokëve kanë receptorë mbi to që janë shumë të ndjeshëm ndaj kësaj forme më të lartë të testosteronit, dihidrotestosteronit dhe që do të stimulojnë rritjen e flokëve”, deklaroi ai.

Dr. Chwalek tha se i gjithë kontribucioni për një mjekër të dendur duhet t’i atribuohet gjenetikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat