Bëni këtë miks erëzash dhe për ju nuk do të ketë dimër!

Shëndetësia

Bëni këtë miks erëzash dhe për ju nuk do të ketë dimër!

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 20:48
Ilustrim

Sipas mësimeve tradicionale ayurveda, foleja jonë e tretjes apo agni janë shumë të rëndësishme, sepse ndihmojnë që sa më shumë nutrienë nga ushqimi të jenë të shfrytëzuara në mënyrë të drejtë

Agni paraqesin motor dhe impuls të trupit tonë gjë që forcon jo vetëm tretjen tonë por edhe imunitetin, vitalitetin, energjinë dhe kthjelltësinë e trurit.

Gjatë kësaj periudhe të vitit është me rëndësi të mbajmë folenë tonë të tretjes të fuqishme.

Mund të bëni miksin tuaj të erëzave për imunitet dhe t’ia përshtatni tipit tuaj të dosha-s.

Përbërësit:

– 3 lugë të vogla shafran,
– 3 lugë të vogla xhenxhefil të bluar,
– 3 lugë të vogla koriandër të bluar,
– 2 lugë të vogla kopër (fara),
– 1 lugë të vogël qimnon,
– 1 lugë e vogël kanellë,
– 1 lugë të vogël piper të zi të bluar.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit përzieni mirë dhe vendosni në një kavanoz të vogël të mbyllur mirë. Përdoreni në afat prej një muajsh.

Vata dosha: Nëse jeni tip dominues vata, shtoni në këtë përzierje edhe kripë rozë si edhe një lugë të vogël susam.

Pitta dosha: Përzieni koprën dhe piperin e zi me mentë dhe kardamon.

Kapha dosha: Shtoni gjysmë luge të vogël karafil dhe piper të kuq ose piper djegës.

Përzierjen tuaj të erëzave shumë thjeshtë mund ta përdorni gjatë përgatitjes së ushqimeve të zakonshme vetëm që është mirë që më parë një lugë erëza ta nxehni gjalpë dhe pastaj t’ia shtoni ushqimit.

Këtë përzierje të erëzave mund ta pini në mëngjes me pak limon dhe mjaltë, si çaj dhe kështu do të nxisni qarkullimin e gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat