Nëse keni lëkurë të yndyrshme, ju duhet t’i shmangni këto produkte

Shëndetësia

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, ju duhet t’i shmangni këto produkte

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Çelësi për të bërë paqe me fytyrën tuaj të yndyrshme është të punoni në tipin e lëkurës tuaj, e jo kundër saj.

Zgjedhja e produkteve për lëkurë të yndyrshme ndonjëherë mund të jetë e vështirë, pasi që duhet të qëndroni larg produkteve që kanë yndyrna.

Por, kjo nuk do të thotë që të i largoni krejtësisht vajin kur është puna për kujdesin e një lëkurë të yndyrshme, raporton “The Indian Express”.

Sidoqoftë të jetë, ne kemi përgatitur një listë të produkteve që duhet të i qëndroni larg nëse keni një lëkurë të yndyrshme.

Vazelina

Vazelina është një JO e madhe nëse keni një lëkurë të yndyrshme. Është koha që të hiqni dorë nga këto produkte që përmbajnë shumë zbutës dhe të kaloni në produkte që janë të bazuara në ujë.

Vajin e kokosit

Produktet e bazuara në vaj janë bekim për lëkurë normale dhe të thatë, po jo për lëkurë të yndyrshme. Në vend të kësaj shkoni me produkte që janë pa yndyrë, që mund t’i lexoni në paketim të produktit para se t’i blini.

Produktet e bazuara në alkool

Përdorimi i produkteve të bazuara alkool për të pastruar dhe hidratuar lëkurën nuk është një opsion i mirë për ata që kanë lëkurë të yndyrshme. Kur vjen puna për kujdes në produkte, shumica e tonerëve kanë alkool, prandaj duhet të siguroheni që të gjeni një pa alkool dhe tonerë natyral apo edhe me aloe vera.

Kozmetikë artificiale

Kozmetika artificiale janë të bërë nga nafta dhe katran. Përderisa, disa tipa të fytyrës mund të i përballojnë këto, të i përdorni një fytyrë me akne mund vetëm ta përkeqësoj këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat