4 shkaqet më të shpeshta për këmbë të ftohta

Shëndetësia

4 shkaqet më të shpeshta për këmbë të ftohta

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:32
Foto

Shumë njerëz mund të përjetojnë ndjesinë e këmbëve të ftohta në një fazë të jetës së tyre. Kjo mund të shkaktohet nga diçka që mund të jetë e përkohshme dhe e padëmshme, por herë të tjera shkaqet mund të jenë më serioze.

Çfarë i shkakton “këmbët e ftohta”?

Ekzistojnë shkaqe të ndryshme për këmbët e ftohta. Ndonjëherë, arsyeja më e thjeshtë është thjesht i ftohti. Nëse jeni me xhinse dhe një bluzë, dhe i keni këmbët e zbathura, kuptohet që ato do të ftohen të parat. Por shkaqe të tjera mund të jenë:

Qarkullimi jo i mirë i gjakut

Ky është një nga shkaqet më të shpeshta për këmbët e ftohta. Qarkullimi jo i mirë mund ta bëjë të vështirë kalimin rregullisht të një sasie të mjaftueshme gjaku të ngrohtë në këmbë, duke i mbajtur kështu më të ftohta se pjesa tjetër e trupit.

Problemet e qarkullimit mund të vijnë si rezultat i një problemi me zemrën, ku kjo e fundit ka vështirësi të pompojë gjak në trup me një ritëm mjaftueshëm të shpejtë. Gjithashtu qarkullimi jo i mirë i gjakut mund të vijë nga të qëndruarit shumë ulur, si rezultat i një jete sedentare. Nëse qëndron ulur në karrige gjithë ditën, mund të kesh këtë problem. Duhanpirja mund të shkaktojë gjithashtu qarkullim jo të mirë.

Anemia

Anemia zhvillohet kur nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Ky është një shkak tjetër i shpeshtë i këmbëve të ftohta, sidomos në raste më të rënda të anemisë. Anemia e defiçencës së hekurit mund të ndodhë dhe në persona të shëndetshëm. Mund të trajtohet shumë lehtë me ndryshime në dietën ushqimore dhe duke marrë suplemente.

Tipi 1 dhe 2 i diabetit

Diabeti mund të shkaktojë jo vetëm këmbë të ftohta kur i prek, por gjithashtu dhe ndjenjën e këmbëve të ftohta për shkak të dëmtimeve të nervave. Simptoma të tjera mund të përfshijnë ndjenjën e mpirjes ose therjeve të lehta në këmbë.

Hipotiroidizmi

Ky çregullim ndodh kur tiroidja është pak aktive dhe nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Kjo bie ndesh me metabolizmin e trupit. Meqë metabolizmi kontrollon rrahjet e zemrës dhe temperaturën e trupit, një tiroide pak aktive mund të kontribuojë në qarkullim të reduktuar dhe këmbë më të ftohta.

Shkaqe më pak të shpeshta për këmbët e ftohta mund të jenë:

Sëmundje vaskulare periferike, apo ngushtimi i arterievepër shkak të pllakave aterosklerotike

Fenomeni Raynaud, kur enët e gjakut pësojnë spazma

Arterioskleroza

Dëmtimi i nervave nga shkaqe të tjera

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj nëse keni këmbë të ftohta dhe:

Plagë në gishtat e duarve dhe të këmbëve që po marrin një kohë të gjatë për t’u shëruar

Lodhje

Ndryshime në peshë

Temperaturë

Dhimbje të kyçeve

Ndryshime në lëkurë, si trashje, skuqje, kruarje dhe irritim të saj

Gjithashtu duhet të shkoni te mjeku nëse i ndjeni këmbët e ftohta por kur i prekni ato janë të ngrohta. Mund të jetë simptome e një çrregullim neurologjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat