Përzierja me dafinë e kanellë që djeg dhe yndyrat më rezistente

Shëndetësia

Përzierja me dafinë e kanellë që djeg dhe yndyrat më rezistente

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 19:33
Ilustrim

Përzierja me bazë kanelle dhe dafine për të cilën do të flasim në këtë artikull, është një aleat i shkëlqyer për humbjen e peshës sepse bën që organizmi ynë të luftojë edhe yndyrat më rezistente që ndonjëherë duken të vështira për t'u eliminuar.

Ky çaj natyral përmban dy përbërës fantastikë për mirëqenien tonë. Megjithatë, nuk duhet abuzuar me konsumin e tij. Konsumi i tepruar i dafinës mund të shoqërohet me efekte anësore.

Sekreti është ekuilibri i duhur. Nëse ndjekim një dietë të larmishme dhe pimë këtë çaj pas vakteve, do të kemi rezultate të  mira.

Bëhet fjalë për një pije aromatike, tretëse dhe riparuese. Është e shëndetshme dhe ia vlen ta provosh. Më poshtë do t'ju tregojmë ç'mund të bëjë kjo pije për ju:

Dafinë dhe kanellë--Një medikament antik

Dafina ka shumë veti të dobishme për shëndetin dhe gjen përdorim të madh në kuzhinën mesdhetare.

Grekët dhe romakët e përdornin dafinën për përfitimet e saj në sistemin tretës, dhimbjet e fytit,  vlerat ushqyese dhe kuruese.

Nga latinishtja 'laurus' derivojnë edhe fjalët si 'laureim' , 'i lauruar' që tregojnë për karakteristika të pushtetit ose virtytit.

Është një bimë shumë e përdorur në mjekësinë natyrale dhe së bashku me kanellën, krijon një përzierje që duhet provuar.

Ndihmon tretjen

Si kanella, ashtu edhe dafina kanë një veprim antiseptik, tretës, tonifikues dhe diuretik. Pirja e një çaji të tillë pas vakteve ndihmon për një tretje më të mirë, eliminon fryrjen dhe aciditetin. Ndihmon gjithashtu në parandalimin e infeksioneve të aparatit urinar. Falë veprim të këtyre dy përbrësve, mund të luftohet bakteri E.coli ose kërpudha Candida albicans që shkakton infeksione vaginale.

Në kuzhinën aziatike, shumë pjata kombinojnë këta dy përbërës. Jo vetëm që ofrojnë një shije të shkëlqyer, por krijojnë ndjesinë e ngopjes duke mos lejuar t'ju marrë uria deri në vaktin pasardhës.

Një çaj i pasur në vlera ushqyese

Është depurativ, diuretik, ofron ndjesinë e ngopjes, ndihmon tretjen dhe përmban elemente si:

Vitamina A, C dhe vitaminat e grupit B, si niacina, ribovlavina, piridoksina, acidi pantotenik dhe ai folik.

Është burim mineralesh (kalcium, kalium, magnez, mangan, bakër, hekur, selen dhe zink).

Rregullon metabolizmin

Bashkimi i kanellë me dafinën është një mënyrë shumë  mirë për të rregulluar metabolizmin. Dafina ndihmon eliminimin e toksinave. Falë veprimit të saj redukojmë acidin urik nga organizmi si dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak. Dafina dhe kanella përmirësojnë qarkullimin, kujdesen për mëlçinë, nxisin metabolizmin në mënyrë që yndyrat të digjen më shpejt. Kjo pije rekomandohet edhe për ata që vuajnë nga diabeti.

Si përgatitet?

-1 litër ujë

-2 shkopinj kanelle

-5 gjethe dafine

 

Përgatitja:

Dafina duhet të jetë e thatë dhe kanella në formë shkopinjsh, jo pluhur. Në këtë mënyrë, përfitimet do të jenë më të mëdha.

1. Përgatitja është e thjeshtë. Hidhni ujin në tenxhere dhe viheni të nxehet. Kur të marrë valë, shtoni kanellën dhe dafinën.

2. Lëreni të mbuluar për 20 minuta. Më pas lëreni të ftohet për 30 minuta.

3. Më pas, kullojeni. Mund ta hidhni në një shishe qelqi për ta ruajtur në mënyrë optimale.

4. Duhet ta pini këtë çaj gjatë ditës. Filxhani i parë duhet pirë esëll, kurse të tjerat pas vakteve kryesore. Mund ta bëni këtë çaj dy ose tre herë në javë për të pasur efekte të dukshme në organizmin tuaj.

5. Duke ndjekur një dietë të ekuilibruar dhe duke bërë aktivitet fizik, ky çaj do t'u ndihmojë të humbisni peshë shumë lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat