Përpos moshës këta janë faktorët e tjerë që i shkaktojnë rrudhat

Shëndetësia

Përpos moshës këta janë faktorët e tjerë që i shkaktojnë rrudhat

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Qeskat e syve dhe rrudhat zakonisht perceptohet si probleme që kanë të bëjnë më moshën. Kjo për shkak se me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës e më pas të tjerat.

Megjithatë ka raste kur shenjat e tilla nuk kanë të bëjnë aspak me moshën. Ato ndikohen edhe nga faktorët e tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës, duke përfshirë: ushqyerjen e keqe, mungesën e gjumit dhe stresin kronik.

Disa faktorë të tjerë, të cilët ndikojnë në shfaqjen e rrudhave të parakohshme sipas Agroëeb janë:

Dielli– ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë mund të shkaktoj plakje të parakohshme t lëkurës, prandaj ekspertët këshillojnë përdorimin e kremrave të ashtuquajtura spf, kundër diellit.

Ndotja mjedisore– është një faktor tjetër që ndikon në shfaqjen e rrudhave dhe qeskave në sy. Radikalet e lira që ndodhen në ajër të ndotur, pushtojnë lëkurën duke shkaktuar dëme të rënda.

Mungesa e gjumit– gjumi është shumë i rëndësishëm për pamjen e jashtme. Mungesa e tij e prish ekuilibrin e pH-së së lëkurës dhe shkatërron qelizat.

Stresi– ekspertët e Agroëeb, thonë se stresi i rrit nivelet e kortizolit, një hormon që e pakëson aftësinë e lëkurës për ta ruajtur lagështinë.

Sheqeri– tanimë dihet se sheqeri është shumë i dëmshëm për lëkurën, duke e pakësuar sasinë e kolagjenit të lëkurës si dhe duke e prishur elasticitetin e lëkurës.

Duhani- është një tjetër faktor që ndikon në dëmtimin e lëkurës dhe shfaqjen e rrudhave. Nikotina ka aftësi t’i ngushtoj enët e gjakut në lëkurë, duke e pamundësuar qarkullimin normal të gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat