Instituti i Shëndetësisë: Në Kosovë s’ka epidemi të fruthit, janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve

Shëndetësia

Instituti i Shëndetësisë: Në Kosovë s’ka epidemi të fruthit, janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel të gjithë prindërve që t’i vaksinojnë të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile.

Instituti po ashtu ka bërë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të RAE komunitetit të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit.

“Pothuaj në të gjitha shtetet e Evropës është shënuar epidemi e fruthit. Pothuaj në të gjitha shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit. Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve. Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë”, thuhet në apelin e institutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat