Receta të indianëve për shërimin e reumës - Bota Sot
Receta të indianëve për shërimin e reumës

Shëndetësia

Receta të indianëve për shërimin e reumës

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Artriti reumatoid prek miliona njerëz në të gjithë botën. Është një lloj sëmundje e kyçeve që mund të trashëgohet gjenetikisht. Prek bërrylat, gishtat, gjunjët, nofullat, madje dhe ijët

Artriti zakonisht shkakton dhimbje kur kyçet dhe tendinat preken nga inflamacioni. Kur ënjtja nuk trajtohet, mund të shkaktojë deformim në plan afatgjatë.

Për fat të mirë ekzistojnë ilaçe natyrale që mund të ndihmojnë në trajtimin e simptomave të artritit reumatoid. Më poshtë do të lexoni disa prej tyre.

Terapia e ujit

Një metodë që mund të përdorni për të trajtuar inflamacionin dhe dhimbjen e shkaktuar nga artriti reumatoid është terapia me ujë. Gjatë kësaj terapie, duhet të zhysni kyçin që ju dhemb në ujë të ngrohtë përreth një orë. Temperatura ujit duhet të jetë sa temperatura jonë e trupit, rreth 36 gradë Celsius.

Shafrani i Indisë

Një mënyrë tjetër për të reduktuar inflamacionin ose dhimbjen e kyçeve është të përdorni shafran Indie. Ai përmban kurkumin, i cili njihet për luftimin e inflamacionit, dhimbjeve dhe ngurtësimin e kyçeve. Mund t’u shtoni shafran Indie vakteve tuaja ose të përgatisni një pastë me të dhe ta aplikoni tek kyçet që ju dhembin.

Aloe Vera

Aloe Vera është gjithashtu e dobishme për të luftuar inflamacionin dhe dhimbjen e kyçeve si dhe përshpejton procesin e shërimit. Lëngu i Aloe Vera-s forcon sistemin imunitar dhe mbron kyçet nga ngurtësimi. Një tjetër plus është se Aloe Vera ndihmon në rigjenerimin e trupit nga dëmtimet që ka pësuar.

Borsa me ujë të nxehtë

Temperaturat e larta ndihmojnë në uljen e ënjtjes në kyçet me inflamacion. Merrni një borsë dhe mbusheni me ujë të nxehtë. Vendoseni në zonën e ënjtur dhe me dhimbje. Kjo do t’ju ndihmojë të reduktoni ënjtjen dhe të largoni dhimbjen.

Vaj eukalipti

Ky është një ilaç që është vërtetuar si efektiv në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti. Ngrohni një sasi të vogël vaj eukalipti, më pas aplikojeni në kyçin e ënjtur. Mbështilleni me qese plastike në mënyrë që vaji të qëndrojë aty. Më pas vendosni një peshqir të ngrohur në avull për të aplikuar pak nxehtësi në zonën e ënjtur. Aplikojeni këtë medikament para se të shkoni në shtrat, kështu që do të ndjeni më pak dhimbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat