Receta detoks për trup të shëndetshëm dhe lëkurë rinore ka në bazë çajin

Shëndetësia

Receta detoks për trup të shëndetshëm dhe lëkurë rinore ka në bazë çajin

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Detoks është mënyra më e mirë për të pastruar plotësisht të gjithë sistemin tonë. Trupi ynë mbledh një sasi të madhe toksinash, falë ushqimeve të rënda apo johigjienike, ujit, yndyrave etj.

Eliminimi i toksinave nga trupi nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë punë e lehtë, megjithatë një pije e përditshme mund t’ju ndihmojë për t’u ndier më të lehtë brenda dhe më të bukur jashtë.

Pra, nëse dëshironi të keni një lëkurë të shkëlqyer dhe trup të shëndetshëm, atëherë ka një recetë detox, e cila i ka këto dy funksione njëherësh.

Lëngu i limonit është një produkt shumë i mirë për të pastruar organizmin, ndërsa xhenxhefili ka veti antiinflamatore. Ai ndihmon për të mbajtur fytyrën të pastër nga aknet, por njëkohësisht është një produkt i shkëlqyer edhe për sistemin e tretjes.

Xhenxhefili është një produkt i shëndetshëm që stimulon edhe djersitjen (ndaj këshillohet për të gjithë ata që merren me aktivitet sportiv) – një mënyrë tjetër e shëndetshme detoksi.

Çfarë të nevojitet?

Ujë i vluar ose çaj jeshil organik – 1-2 filxhanë

Lëng limoni – nga 1/2 e limonit

Xhenxhefil – (1 inch) 2.5 cm

Mjaltë – 1/2 lugë gjelle

Në një filxhan çaji hidh çajin jeshil bashkë me copat e xhenxhefilit dhe lëri për 5-10 minuta.

Përzierjen me lëng limoni dhe mjaltë dhe konsumoje çdo mëngjes për të marrë vlerat më të mira shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat