Të jesh apo të mos jesh i pranishëm në lindje? - Bota Sot
Të jesh apo të mos jesh i pranishëm në lindje?

Shëndetësia

Të jesh apo të mos jesh i pranishëm në lindje?

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Kushti i vetëm që partneri të jetë i pranishëm në lindje është që ta ketë me vete në maternitet vërtetimin se është i shëndetshëm.

Vërtetimi duhet të bëhet 7-10 ditë para terminit.

Mjekët obstetër theksojnë që një numri të madh të baballarëve iu bie të fikët pranë krevatit. Numri i atyre të cilët hynë në sallën e lindjes pa frikë është shumë i vogël, mirëpo kjo ndodh sikurse tek të gjithë, sa më shumë që dini – më pak keni frikë.

Prezencën gjatë lindjes gjithsesi duhet ta diskutoni me partneren, por mos bëni presion. Mundohuni të kuptoni se përse gruaja juaj nuk dëshiron të jeni i pranishëm, apo e kundërta. Ndoshta gruaja juaj mendon që do të ju zë panika dhe do të nevrikoseni, apo ndoshta frikësohet se nuk do të dëshironi më të keni marrëdhënje intime me të. E rëndësishme është që të bëni ashtu si mendoni që është më së miri për të dy, por duhet të bisedoni për këtë me gruan tuaj.

Gjithashtu mbani në mend që çifteve iu rekomandohet që të ndjekin shkollat e përgatitjes psikofizike për lindje, ku me këtë që të dy prindërit mund të zhvillojnë ndjenjën që do të bëhen me foshnje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat