Si të kujdeseni për flokët që ju bien

Shëndetësia

Si të kujdeseni për flokët që ju bien

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 18:53
Ilustrim

Humbja e flokëve është një problem i madh si për meshkujt ashtu edhe për gratë.

Vetëm, më Amerikë 1 në 5 persona përjetojnë humbje të flokëve dhe shumica prej tyre nuk konsiderohen të vjetër. Ka shumë arsye se pse disa njerëz e përjetojnë këtë gjë.

Pa marr parasysh shkaktarin, humbja e flokëve mund të jetë stresuese, flokët tona janë të lidhura me disponimin tonë dhe kjo nënkupton që humbja e tyre mund të ndikojë në mirëqenie dhe në vetëbesim.

Prandaj, këtu gjeni disa këshilla se si të kujdeseni për flokët.

Keni kujdes se çfarë hani

Rritja e flokëve është relevante me dietën tuaj. Nëse nuk ushqeheni me proteina dhe hekur të mjaftueshëm ju do të përjetoni humbje të flokëve.

Menaxhoni nivelin e stresit

Shumë studime, rekomandojnë se stresi është një prej faktorëve që mund të ju bëj të humbni flokë. Stresi e rrit hormonin e meshkujve, çka bënë që të humbni volumin e tyre.

Përdorni zbutës të posaçëm për flokë

Flokët e hollë kanë tendencë të dëmtohen më lehtë. Për këtë arsye, rekomandohet që të përdorhet një trajtim para shampos çdo javë për t’i forcuar flokët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat