Me siguri keni qenë kureshtarë: Çfarë do t’i ndodhte femrës sikur të merrte Viagra?

Shëndetësia

Me siguri keni qenë kureshtarë: Çfarë do t’i ndodhte femrës sikur të merrte Viagra?

Më: 16 janar 2020 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Nuk është fare pyetje naive!

Kur viagra u prodhua në vitin 1996, ka shkaktuar interesim të madh, ndërkaq ka gëzuar famën si diçka që ju jep ereksion dhe me të cilën mund të keni marrëdhënie gjithë natën – pilula e vogël e kaltër është bërë aleat besnik në shumë dhoma gjumi.

Kureshtja nuk i ka munduar vetëm meshkujt për të cilët ishte e dedikuar, por edhe një numër i konsiderueshëm femrash i kanë provuar gjoja efektet e saj të magjishme. Dhe derisa disa kanë qenë të ngazëllyera me ngritjen e vrullshme të dëshirës seksuale, të tjerat kanë mbetur të zhgënjyera.

Meqenëse më shumë se gjysma e femrave të sotme të moshës 30 dhe 50 vjeç ka problem me libidonë e ulët, nuk është për t’u habitur që edhe gjinia femërore kërkon mënyra alternative për nxitje të dëshirës seksuale.

Të gjithë ne do të dëshironin të ekzistonte pilula e cila i zgjidh problemet tona, sepse kështu është më se e thjeshtë. Pos në rastin e këtillë.

Në të vërtetë, nuk ekziston asnjë dëshmi absolute që viagra vepron te femrat. Ajo që është më e rëndësishme, nuk është as e sigurt të eksperimentohet në atë mënyrë me të.

Viagra nuk u përshkruhet femrave, sepse kurrë nuk ka qenë i testuar ndikimi i viagrës në femra.

Nëse edhe merrni guximin të pini pilulën e vogël të kaltër, me siguri do të përfundoni me fytyrë të skuqur dhe me dhembje të tmerrshme koke, marramendje, por ndoshta edhe me diarre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat