Tashmë mund të shkohet tek mjeku me ADN në celular

Shëndetësia

Tashmë mund të shkohet tek mjeku me ADN në celular

Më: 18 janar 2020 Në ora: 10:27
Ilustrim

Të shkosh tek mjeku me ADN-në në celularin tuaj, është studimi i ri i grupit ‘’Mpeg’’, i njohur për krijimin e Mp3, Mpeg-2, Mpeg-4, Dash.

“Modeli që kam në mendje është që të bëj sekuencën time të ADN-së në telefon, kështu që nëse diçka ndodh me mua kudo në botë, mjeku mund të kontrollojë të dhënat e mia nga telefoni’’, deklaroi Chiariglione, themelues i grupit ndërkombëtar të ekspertëve.

Ideja vjen nga një startop zviceran i quajtur GenomSys, që duke u bazuar në standardin e ri ISO MPEG-G kërkoi të zhvillonte softuer për ta bërë analizën e ADN-së lehtësisht të arritshme, duke filluar pikërisht nga modeli i kompresimit të mediave dixhitale.

Komisioni i BE-së gjithashtu do të jetë i përfshirë në shkëmbimin e të dhënave, për arritjen e një revolucioni digital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat