Lajm i madh, mjekët izraelitë thonë se kanë zbuluar ilaçin kundër diabetit

Shëndetësia

Lajm i madh, mjekët izraelitë thonë se kanë zbuluar ilaçin kundër diabetit

Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Një ilaç i ri,i cili është duke u zhvilluar në Izrael, mund të jetë përgjigjja për trajtimin e shkaktarit kryesor të diabetit të tipit 2, rezistencës ndaj insulinës.

Sipas bashkëthemeluesit të qendrës “BioPharma”, prof.Mottie Chevion, pjesa unike e këtij ilaçi, të quajtur Zygosid-50, është që e anulon rezistencën ndaj insulinës.

“Ky është një ilaç anti-diabetik”, tha ai gjatë një interviste për gazetën “Jerusalem Post”.

Ai sqaroi se shkaktari i diabetit të tipit 2 nuk është plotësisht i qartë, duke shtuar se në këtë ndikojnë disa faktorë, përfshirë mbipeshën, stilin e jetesës, përdorimin e ushqimeve të pashëndetshme dhe moshën, të cilat çojnë te ky lloj i diabetit.

“Ekziston gjithashtu një lidhje me përkatësinë etnike, historinë familjare dhe depozitat multigjenetike”, tha ai. “Është një kombinim i faktorëve gjenetikë dhe nxitësve të mjedisit, ndonëse ka dallime në pjesë të rajone të ndryshme të botës”, shtoi profesori Chevion.

Ai tha se në bazë të statistikave më të reja nga dhjetori i vitit 2019, në botë janë 463 milionë njerëz të diagnostifikuar me diabet në mbarë botën, shkruan “Jerusalem Post”, transmeton Gazeta Express.

“Nga ky numër, rreth 95 për qind e kanë tipin 2. Deri në vitin 2045, do të kemi rritje prej 51 për qind të rasteve të diabetit, që nënkupton se 700 milionë njerëz do të diagnostikohen me këtë sëmundje”, shtoi ai.

“Me ilaçin Zygosid-50, ne po e propozojmë përdorimin e një tablete të re për trajtimin e personave me diabet dhe për parandalim te personat para-diabetikë”, tha hulumtuesi.

Sipas tij, ilaçi Zygosid-50 e nxit një shkëmbim ndërqelizor, ku e largon të ashtuquajturin hekur të lirë në qeliza dhe e zëvendëson atë me zink.

“Ai e kap hekurin e lirë në qelizë dhe e liron të njëjtën sasi të zinkut brenda qelizës, i ushqen qelizat me zink”, tha Chevion, duke shtuar se mungesa e zinkut është vërejtur shpesh te personat që vuajnë nga diabeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat