Rëndësia e vitaminës D për muskujt dhe imunitetin

Shëndetësia

Rëndësia e vitaminës D për muskujt dhe imunitetin

Më: 21 janar 2020 Në ora: 22:13
Ilustrim

Ka momente në përditshmërinë tonë kur organizmi “fiket” dhe nuk funksionon siç duhet.

Një gjë e tillë jo domosdoshmërisht shoqërohet me simptoma të forta por njeriu arrin të jetë i ndërgjegjshëm kur gjërat nuk shkojnë siç duhet së brendshmi.

Kur bëhet fjalë për muskujt, funksioni i dobësuar i tyre është diçka që nuk mund të anashkalohet.

Megjithatë, kjo mund të rregullohet duke rritur dozat e vitaminës D.

Në ditët e ftohta e pa diell të dimrit kjo mund të arrihet falë suplementëve.

Vitamina D për Muskujt

Një studim i Universitetit të Birmingamit në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se nivelet e shtuara të vitaminës D janë thelbësore për performancën e muskujve.

Sipas studiuesve, gratë që kanë yndyrna të shëndetshme në organizëm kanë më shumë vitaminë D në trupin e tyre.

Por kjo nuk do të thotë se vitamina D ka lidhje të forta me nivelin e dhjamit në trup.

Në fakt, mungesa e dhjamit është e rëndësishme për përthithjen e kësaj vitamine.

Masa trupore pa dhjamë përbëhet nga muskujt, organet, indet dhe kockat.

Mungesa e vazhdueshme e vitaminës D dobëson muskujt. Kjo prek sidomos të moshuarit.

Vitamina D është thelbësore për përthithjen e kalciumit dhe për shmangien e formimit të masës dhjamore.

Vitamina D dhe imuniteti

Vitamina D aktivizon shumë më shpesh qelizat e sistemit imunitar dhe i bën ato më efikase.

Nivelet e larta të vitaminës D janë të domosdoshme për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve me kalimin e moshës.

Duke qenë se me kalimin e moshës, funksionet e muskujve dhe gjymtyrëve janë më të dobëta, kjo vitaminë do të ulë rrezikun e lëndimeve fizike, frakturave dhe dhimbjeve muskulare.

Vitamina D dhe kalçiumi janë së bashku të domosdoshme për transmetimin e duhur të stimuluesve nervore.

Mungesa e Vitaminës D në organizëm

Mungesa e vitaminës D ka lidhje me stilin e jetesës por edhe me moshën apo ushqyerjen.

Ajo manifestohet me simptoma dhe probleme të ndryshme shëndetësore si:

Kancer të zorrës së trashë,

Artrit,

Diabet,

Sëmundje kardiovaskulare,

Dobësim të muskujve,

Fraktura dhe dhimbje të muskujve.

Përpara marrjes së suplementëve, konsultohuni me një mjek specialist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat