Një herë e përgjithmonë: Sa herë në ditë duhet ta lajmë fytyrën?

Shëndetësia

Një herë e përgjithmonë: Sa herë në ditë duhet ta lajmë fytyrën?

Më: 22 janar 2020 Në ora: 21:13
Ilustrim

Me siguri ia keni bërë disa herë këtë pyetje vetes. Përgjigjet e konsultuara me dermatologë të ndryshëm vijnë bazuar në dy tipologji lëkurash.

Lëkurë me yndyrë

Lëkurë e kombinuar ose e thatë

Lëkurat me yndyrë, sa më shumë të lahen, aq më shumë yndyrë prodhojnë ndaj një herë në ditë do të mjaftonte për të mbajtur në balancë atë shkëlqimin e bezdisur që nuk na tregon bukur në foto dhe na krijon ndjesinë e mungesës së freskisë.

Të kesh një lëkurë me yndyrë, nuk do të thotë të kesh një lëkurë të papastër.

Duhet thjesht pak kujdes në përzgjedhjen e disa prej produkteve më efikase në pastrim dhe make up.

Shpesh herë krijohet ideja qe kur ke lëkurë me yndyrë, duhet të përdorësh produkte "oil free", që nuk përmbajnë vaj, por sipas dermatologëve është e kundërta.

Lëkurat me yndyrë kërkojnë më shumë produkte vajore.

Lajeni fytyrën me një larës që përmban vajra bimorë dhe esencialë. Gjatë larjes ata depërtojnë lehtë nëpërmjet poreve në nënshtresat e lëkurës dhe gjatë shpëlarjes uji heq më thjesht dhe më shpejt, yndyrën e fytyrës dhe vajin e larësit.

Në larjen e fytyrës përpara gjumit, mos harroni të përdorni një tonik pa alkool dhe pastaj të përhapni kremin ushqyes specifik për lëkurat me yndyrë.

Gjithashtu, përdorni për scrub, produkte me përmbajtje retinoli që zvogëlojnë poret. Gjithmonë përdorimi këshillohet në darkë, pasi ky përbërës e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj ekspozimit në diell.

Përdorni produkte që absorbojnë vajin. Nëse portreti juaj shkëlqen, përdorni një primer mat. Linjat e Mac, Make Up Forever apo Bobbi Brown kanë shumë alternativa për xhelin që vendoset para se të aplikoni tonin.

Një krem i mirë hidratant me bazë uji, që nuk bllokon poret, bën gjithmonë efekt.

Pini ujë dhe hidratohuni!

Nëse keni një lëkurë të thatë ose të kombinuar:

Mos e lani fytyrën dhe trupin me ujë të nxehtë, por të vakët. Kujdes kur bëni dushin. Edhe për tonifikimin e lëkurës duhet një dush me ujë të freskët, për të mbyllur poret. Një locion hidratant duhet të përdoret për të ushqyer lëkurën.

Egyptian Magic Cream është një produkt super për fytyrën dhe trupin. Mund të blihet online në sajte që dërgojnë produkte në Shqipëri, si al.strawberrynet.com edhe me 23.50 dollarë me ulje çmimi. Ose një krem bebe me densitet të lartë që e ushqen mirë natën lëkurën. Mos harroni: kremi aplikohet gjithmonë pasi keni hequr make up-in.

Clarins ka një set fantastik qumësht detergjent, tonik dhe pastaj një sapun të lëngshëm larës.

Mund të synoni produkte 100% natyrale. Ka disa linja tani në Tiranë.

Pini sa me shumë ujë. Mbi 1 litër e gjysmë në ditë.

Pas saunave apo banjave me avull, lëkura humbet toksina por edhe dehidratohet. Gjithmonë duhet aplikuar një krem ushqyes fytyre dhe trupi. Shpeshherë, portreti irritohet pas djersitjes nga banjot e nxehta sepse toksinat që dalin nga lëkura e acarojnë atë.

Një krem i quajtur Vulnamin i zbuluar nga një dermatologe në Itali, është i shkëlqyer për t’u vendosur mbi aknet që shpërthejnë papritur.

Kujdes, mos i ngacmoni puçrrat. Kur prekni sipërfaqe të tjera të lëkurës me duar ato kanë gjasa të shpërndahen.

Kosi natyral. Blini një kos total 100% në supermaket dhe aplikojeni si krem në portret. Duke qenë se është i pasur me acid laktik, është i dobishëm për lëkurat e thata.

Bëj pastrim lëkure me avull dy herë në vit. Laj çdo mbrëmje fytyrën dhe përdor krem ushqyes.

Mos harro se çdo rast ka specifikat e veta, ndaj konsultohuni me dermatologun në çdo rast.

Tentoni drejt natyrales!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat