5 mitet dhe të vërtetat rreth kafesë që pak njerëz i dinë - Bota Sot
5 mitet dhe të vërtetat rreth kafesë që pak njerëz i dinë

Shëndetësia

5 mitet dhe të vërtetat rreth kafesë që pak njerëz i dinë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 08:12
Ilustrim

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara nga njerëzit në të gjithë botën në periudha të ndryshme, por preferohet më shumë në mëngjes.

Por ka shumë mite dhe të vërteta që janë lindur rreth kësaj pije dhe jo të gjithë i dinë. Për këtë arsye, Noa.al do t’ju tregojë diçka më shumë rreth kafesë.

1.Kafeja largon gjumin

Kjo është e vërtetë. Kafeina është një stimulues i sistemit nervor qendror i pranishëm në kafe dhe gjithashtu në pije, çokollata dhe disa qetësues kundër dhimbjeve. Një studim zbuloi se kafeina vonon orën tonë biologjike për 40 minuta, gjë që pengon edhe aftësinë për të fjetur.

2.Kafeja është tretëse

Kjo është e vërtetë. Kafja stimulon sekretimin e stomakut, aktivizon kontraktimin e fshikëzës së tëmthit, prandaj konsumimi i një filxhani kafeje pas ngrënies rrit nivelin e acidit në stomak dhe lehtëson tretjen.

3.Irrituese për stomakun

Kjo është e vërtetë. Nuk u ndodh të gjithë njerëzve, por mund të ndodhë. Kafeja stimulon sistemin nervor qendror dhe mund të shkaktojë që stomaku të gjenerojë acide të tepërta. Kjo mund të shkaktojë acarim, inflamacion dhe dhimbje në stomak.

4.Kafeja shkakton varësi

Ky është një mit. Kafeina (si pothuajse çdo gjë) nëse merret në masën e duhur nuk sjell ndonjë rrezik për shëndetin. Ka njerëz që pinë shumë filxhanë në ditë dhe kur përpiqen të ndalojnë pirjen e kafesë mund të shfaqin simptoma të ngjashme me ato të abstinencës, që është një varësi psikologjike.

5.Kafeja është e keqe për rritjen e fëmijëve

Ky është një mit. Deri më tani nuk ka studime shkencore që tregojnë një lidhje midis konsumit të kafesë tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat