Testi i ri, që mund të parashikojë fillimin e menopauzës - Bota Sot
Testi i ri, që mund të parashikojë fillimin e menopauzës

Shëndetësia

Testi i ri, që mund të parashikojë fillimin e menopauzës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Një test i ri i gjakut mund të parashikojë me saktësi se kur fillon menopauza, gati dy vjet më herët, kanë njoftuar shkencëtarët.

Aktualisht nuk ka asnjë mënyrë të besueshme për të parashikuar se kur një grua do të përjetojë menopauzën dhe mjekët mbështeten në monitorimin e periodave të tyre.

Kjo do të thotë që gratë shpesh janë të papërgatitura kur nisin simptomat negative që shkakton menopauza, duke përfshirë ndryshimet e humorit dhe valë nxehtësie te paparashikueshme.

Testi i ri mund të ndihmojë në përgatitjen e grave dhe inkurajimin e tyre që të kërkojnë trajtime paraprakisht për të zvogëluar ndikimin e ndryshimeve në shëndetin e tyre, thonë shkencëtarët.

Ajo funksionon duke matur nivelet e hormonit anti-Müllerian (AMH) në gjak.

Kur AMH-ja është i ulët, do të thotë që vezët po mbarojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat