Ushqimet që kurrsesi nuk duhet t’i hani kur jeni me grip - Bota Sot
Ushqimet që kurrsesi nuk duhet t’i hani kur jeni me grip

Shëndetësia

Ushqimet që kurrsesi nuk duhet t’i hani kur jeni me grip

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Personat që vuajnë nga virozat dhe gripet zakonisht nuk kanë oreks. Megjithatë, ushqimet luajnë një rol të rëndësishëm në shërimin e organizmit, rimëkëmbjen e imunitetit si dhe funksionimin e metabolizmit. Ekzistojnë disa ushqime, që nuk preferohen të konsumohen nga persona që janë më grip.

Drithërat e rafinuara- makaronat, orizi dhe produktet e tjera që përmbajnë drithëra të përpunuara nuk duhet ngrënë nga personat që janë me grip. Këto ushqime kanë nivel të lartë të glicemisë dhe e rrisin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak.

Ëmbëlsirat dhe kafeja- sheqeri është një karbohidrat i rafinuar, i cili e nxit inflamacionin. Ai gjendet në ijë të gazuara, akullorë dhe ëmbëlsira. Në vend të kafesë, që gjithashtu është e dëmshme ju mund të përdorni çajra.

Produkte të tjera të cilat nuk duhet kurrsesi t’i hani kur jeni me grip janë: alkooli, suplementet, ushqimet me yndyrë si dhe produktet e bulmetit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat