Nuk arrin të zgjohesh në mëngjes? Nuk je përtac, vuan nga kjo sëmundje

Shëndetësia

Nuk arrin të zgjohesh në mëngjes? Nuk je përtac, vuan nga kjo sëmundje

Më: 24 janar 2020 Në ora: 00:26
Ilustrim

Në mëngjes i them pasqyrës, një masazh të lehtë fytyrës.

Nëse në mëngjes nuk jeni si flutura dhe braktisja e krevatit është tragjike më shumë se një recital i Alketa  Vejsiu, ndoshta nuk është sepse jeni përtacë.

Të gjithë ata që nuk çohen dot nga krevati me zilen e parë, duhet të informohen më mirë, sepse më shumë mundësi ata vuajnë nga një patologji.

Sipas ekspertëve ajo quhet klinomania, një patologji e sjelljes e cila është një dëshirë e pa kontrolluar për të qëndruar në shtrat.

Një vend në të cilin ndihemi të sigurt nga bota. Një lloj foleje, apo përqafimi mëmësor që është e pamundur të braktisësh.

Lini mbas krahëve stresin dhe përtacinë, sepse nuk kanë asnjë lidhje. Kjo patologji ama, shfaqet te ata që janë të prirur të vuajnë nga depresioni/fobi, frikë apo ankth. Është një situatë psiko-fizike që sjell në një autoizolim ndaj pasojave jo fort pozitive, si probleme me gjumin, depresionin, por dhe aftësia e ndërveprimit me të tjerë.

Fatmirësisht ka një zgjidhje për të gjitha. Për të shëruar shqetësimin mjafton të shkojmë të mjeku ose të kujdesemi që të rregullojmë gjumin, stresin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat