Tiroidja: 8 këshilla për ta parandaluar dhe për të marrë më shumë jod

Shëndetësia

Tiroidja: 8 këshilla për ta parandaluar dhe për të marrë më shumë jod

Më: 27 janar 2020 Në ora: 13:05
Ilustrim

Le të flasim për tiroiden, e cila duhet të mbrohet me parandalim të mirë, të thjeshtë dhe natyral.

Një gjëndër e vogël, jo më shumë se 7 centimetra e gjatë, e vendosur në bazën e qafës: por e çmuar për ekuilibrin e metabolizmit tonë, për rrahjet e duhur atë zemrës dhe funksionimin e organeve tona.

Pa asnjë kosto. Dhe duhet të keni shumë kujdes në rrezikoni të hyni në rrethin e njerëzve që vuajnë nga çrregullimet e lidhura me mosfunksionimin e kësaj gjëndre vitale.

Të prekurit nga çrregullime të tilla janë të detyruar të marrin ilaçe për gjithë jetën dhe t’i nënshtrohen një operacioni.

Në Shqipëri, femrat janë të rrezikuara veçanërisht nga mosfunksionimi i duhur i gjëndrës tiroide, për shkak të mungesës së jodit, transmeton Living.

Si të parandalojmë sëmundjet e tiroides

Tiroidja është një gjëndër që ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe rregullon funksionet metabolike, kockat dhe sistemin vaskular përmes hormoneve të saj (Tiroxina, T3, Triiodotironina, T4). Jo vetëm kaq. Sidomos tek gratë, tiroidja merr pjesë edhe në funksione të tjera si hidratimi i lëkurës, rregullsia e ciklit menstrual dhe rritja e flokëve. Kështu q duhet ta mbroni atë.

Si të mbrojmë tiroiden

Ja disa këshilla të dobishme dhe të thjeshta për të bërë parandalimin në mënyrën e duhur:

1. Mënyra e parë e mbrojtjes së tiroides është ushqyerja e duhur. Jodi është një mineral që kontribuon në zhvillimin dhe funksionimin e duhur të gjeëndrës tiroide, prandaj sillni në tryezën tuaj sa më shumë peshk. Është vërtet i çmuar.

2. Reduktoni kripën dhe eliminoni sheqerin e bardhë të rafinuar. Zëvendësojeni me sheqer kane ose mjaltë.

3. Ushqime të tjera që duhet të reduktoni janë: mishi i kuq dhe luteni i tepërt.

4. Ushqime që duhet të konsumoni sa më shumë: bishtajat, drithërat, perime (sidomos asparag dhe spinaq), fruta (sidomos banane dhe kivi). Perimet me zhardhok gjithashtu ju bëjnë shumë mirë, sidomos patatet.

5. Evitoni alkoolin dhe kafeinën. Shkaktojnë vetëm probleme, sidomos nëse merren në doza të tepërta.

6. Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës. Dhe bëni aktivitet fizik, veçanërisht ushtrime me trup të lirë. Tiroides i bën mirë dhe pushimi e ecja.

7. Nëse vlerat e analizave janë shumë të larta, kontaktoni me mjekun që t’ju rekomandojë ilaçet e duhura. Asnjëherë mos u vetë-diagnostikoni.

8. Dikur mjekët nuk i këshillonin pushimet në plazhe për hipertiroidizmin, ndërkohë që i këshillonin për hipotiroidizmin. Sot kjo këshillë nuk është më e vlefshme. Megjithatë një qëndrim dy javë në plazh, nuk dëmton, përkundrazi. Gjithsesi, duhet të shmangni ecjen në orët me diell në bregdet dhe të notoni kur jodi është i pranishëm në sasi më të mëdha, pra në mëngjes dhe në muzg, në plazhe me rërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat