Ju del gjumi gjithmonë në mes të natës, ja nga cili problem shëndetësor rrezikoheni

Shëndetësia

Ju del gjumi gjithmonë në mes të natës, ja nga cili problem shëndetësor rrezikoheni

Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Nëse zgjoheni shpesh në mes të natës, ndikimi mund të jetë shumë më serioz se thjesht mjegullimi i syve ditën e nesërme.

Një studim i ri sugjeron se njerëzit që e kanë të vështirë të flenë gjatë natës janë më të rrezikuar të preken nga problemet në zemër.

Studimi, i cili është bazuar tek të dhënat e më shumë se 14 milionë pacientëve, ka dalë në përfundimin se njerëzit që zgjohen shpesh gjatë natës kanë 26% më shumë gjasa që të kenë rrahje të çrregullta të zemrës. Gjendja, e njohur si dridhje atriale (aritmi), është një nga shkaktarët kryesor të goditjeve në tru dhe problemeve në zemër.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i San Franciskos në Kaliforni dhe Universiteti i Miçiganit ka zbuluar gjtiashtu se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, që do të thotë se e kanë të vështirë të flenë gjatë natës ose nuk flenë mjaftueshëm, kanë 29% më shumë rrezik që të preken nga aritmia (çrregullimi i ritmit të rrahjeve të zemrës).

Të dhënat sugjerojnë se gjumi ndikon edhe në metabolizëm dhe balancimin e hormoneve në trup – duke ndikuar kështu tek nivelet e kolesterolit, insulinës, tensionit të gjakut dhe inflamacionin. Pjesa e trurit që rregullon rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut – sistemi autonomik – mund të preket gjithashtu nga gjumi i çrregullt./ Burimi “Shëndeti”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat