Mos i neglizhoni: Këto janë simptomat e gripit sezonal

Shëndetësia

Mos i neglizhoni: Këto janë simptomat e gripit sezonal

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Ekzistojnë katër lloje të virusit të gripit sezonal. Gripi A është më i zakonshmi, i ndjekur nga gripi B. Të dyja janë shumë ngjitëse dhe simptomat e tyre janë të ngjashme.

Gripi, i njohur edhe si influenza, është një sëmundje virale e frymëmarrjes që është më e përhapur gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit. Këto viruse mund të përhapen kur një person me infeksion teshtin ose kollitet dhe pikat e pështymes shkojnë drejt hundës ose gojës së një personi tjetër, sipas Medical News Today.

Gripi është i ndryshëm nga ftohja e zakonshme. Ai mund shkaktojë sëmundje të rëndë dhe të përkeqësojë disa gjendje kronike mjekësore, si: astma, sëmundja e zemrës dhe diabeti. Në disa raste, mund të çojë edhe në vdekje.

Deri më tani, katër persona kanë ngelur të vdekur në Klinikën e Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e gripit sezonal.

Influenza A

Viruset e influenzës A shkaktojnë epidemi të gripit sezonal praktikisht çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Ato mund të infektojnë njerëzit dhe kafshët.

Gripi A është lloji i vetëm që mund të shkaktojë një pandemi, e cila është një përhapje globale e sëmundjes. Të dyja sëmundjet e gripit të shpendëve dhe gripit të derrit rezultuan nga viruset e gripit A.

Influenza B

Viruset e influenzës B gjithashtu mund të shkaktojnë epidemi sezonale që zakonisht prekin vetëm njerëzit. Ekzistojnë dy linja të influenzës B: Victoria dhe Yamagata.

Viruset e influencës B shtohen më ngadalë sesa viruset e influencës A.

Influenza C

Viruset e influenzës C shkaktojnë sëmundje të lehta- ato nuk duket se shkaktojnë epidemi.

Influenza D

Viruset e influencës D kryesisht prekin bagëtinë dhe nuk duket se infektojnë njerëzit.

Simptomat të cilat përcillen si pasojë e kapjes së gripit sezonal janë: lodhja, bllokimi i hundëve, kollitjet, kokëdhimbjet, tharja e fytit, dhimbjet trupore, të dridhurat trupore, temperatura e lartë trupore, si dhe të vjellat e diarrea.

Si ta trajtoni gripin në kushte shtëpie?

Medical News Today rekomandon që të konsumoni sa më shumë lëngje, të pushoni, si dhe të merrni medikamente siç janë ibuprofeni apo acetaminofeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat