Situata e Gripit, ISHP: Rritet numri i të prekurve në javën e tretë të janarit

Shëndetësia

Situata e Gripit, ISHP: Rritet numri i të prekurve në javën e tretë të janarit

Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:08
Ilustrim

Gripi është një sëmundje serioze e cila mund të çojë në gjendje të rëndë shëndetësore me shtrime në spital, e ndonjëherë deri në vdekje.

Instituti i Shëndetit Publik informon se në rrethin e Tiranës prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e tretë të 2020.

Prej fillimit të vitit në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit. Sipas ISHP-së, në javën e tretë të vitit 2020 vërehet një prirje në rritje e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është pothuajse i njëjtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Institutit i Shëndetit Publik i ka bërë apel të gjithë qytetarët të kujdesen për higjienën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtyre institucioneve, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orientim për periudhën e sezonit të gripit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat