Mishrat e errët të dhëmbëve fshehin probleme shëndetësore

Shëndetësia

Mishrat e errët të dhëmbëve fshehin probleme shëndetësore

Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Shkaktarët e sëmundjeve nën mishin e dhëmbëve.

Ngjyra e errët e mishrave të dhëmbëve mund të jetë si shkak i ilaçeve të ndryshme apo edhe pirjes së duhanit , transmeton Telegrafi.

Melanina e tepërt është njëri nga faktorët që i jep lëkurës ngjyrën e errët. Megjithatë, nëse ngjyra e mishrave tuaja të dhëmbëve ndryshon krejt papritur ose shfaqen njolla të errëta, vizitoni dentistin tuaj.

Marrja e medikamenteve të caktuara, disa antidepresantë, ilaçet kundra malaries dhe disa antibiotikë janë të njohur për errësimin e mishrave të dhëmbëve.

Mbushjet me amalgam, ndonjëherë dhëmbi mund të zhvishet dhe amalgama të derdhet në indet fqinje duke bërë që të krijohen njolla kaltër, gri ose të zeza.

Pirja e duhanit, ky ves bën që njolla të errëta të shfaqen në mishrat tuaja të dhëmbëve Duhani gjithashtu mund të shkaktojë edhe probleme të tjera të kavitetit dentar.

Gingiviti ulcerativ akut, është një lloj infeksioni i mishrave të dhëmbëve që mund të shkaktojë dhimbje, temperaturë të lartë dhe erë të keqe të gojës. Indet e mishrave të dhëmbëve vdesin dhe kthehen në ngjyrë gri.

Sëmundjet e gjëndrave mbiveshkore, gjëndrat mbiveshkore prodhojnë hormone të cilat rregullojnë presionin në gjak, metabolizmin, sistemin imunitar, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat