“I ftohti nuk ju sëmur, lërini fëmijët tuaj të luajnë jashtë”

Shëndetësia

“I ftohti nuk ju sëmur, lërini fëmijët tuaj të luajnë jashtë”

Më: 29 janar 2020 Në ora: 12:57
Ilustrim

Jemi në mes të dimrit dhe sigurisht që do të kenin dëgjuar shpesh frazën "vishuni mirë kur të dilni jashtë" sepse i ftohti do të na bënte të sëmureshim.

Pak njerëz e dinë se në realitet korrelacioni midis të ftohtit dhe sëmundjeve është më shumë një legjendë sesa një e vërtetë shkencore, në të vërtetë, vendet e mbyllura dhe të mbushura me njerëz janë pritja perfekte për çdo virus apo bakter.

Por pse të gjithë rekomandojnë të visheni mirë?

Ekspertët nuk kanë dyshime: i ftohti nuk ju bën të sëmureni; prandaj lërini fëmijët tuaj të luajnë jashtë.

Ajo që në të vërtetë ju bën të sëmureni janë kontaktet me personat e infektuar në vende të mbyllura dhe pak të ajrosura ose përhapja e baktereve dhe viruseve në vendet e ngrohta dhe të mbushura me njerëz.

Nëse e mbuloni veten siç duhet, nuk ka asnjë rrezik. Sidoqoftë, një shall rreth qafës është i mjaftueshëm për të ngrohur ajrin e marrë nga rrugët e frymëmarrjes dhe t’i lejoni qelizat celiate të kryejnë punën e tyre.

Një studim gjithashtu tregoi se janë fëmijët që jetojnë në zona rurale dhe që kalojnë shumë kohë jashtë, të cilët gëzojnë një shëndet më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat