Paralajmërimi i ekspertëve: Kujdes nga bishtat e cigareve

Shëndetësia

Paralajmërimi i ekspertëve: Kujdes nga bishtat e cigareve

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Ekspertët australianë paralajmërojnë se bishtat e cigareve janë po aq të dëmshëm sa edhe pirja e duhanit.

Shkencëtarët zbuluan se bishtat e cigareve mbajnë një nivel mjaft të lartë të nikotinës, i cili mund të përhapet në ajër. Çdo bisht cigareje, thonë shkencëtarët, lëshon gati 15 për qind të nikotinës nga një cigare që digjet. Bishtat e cigareve mund të lëshojnë nikotinë në nivele mjaft të larta edhe një javë pasi cigarja është shuar.

“Mund të mendoni se duke mos pirë duhan në makinën tuaj kur fëmijët nuk janë të pranishëm, ju i mbroni ata, por nëse bishtat e cigares janë aty, nikotina përhapet”, ka thënë një shefi ekzekutiv i Këshillit të Kancerit në Queensland, Chris McMillan.

Po ashtu, shkencëtarët dolën në përfundimin se bishtat e cigareve janë më të dëmshëm në temperatura të ngrohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat