Një zgjidhje natyrale për parandalimin e gripit është ky lëng magjik - Bota Sot
Një zgjidhje natyrale për parandalimin e gripit është ky lëng magjik

Shëndetësia

Një zgjidhje natyrale për parandalimin e gripit është ky lëng magjik

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 06:22
Ilustrim

Në stinën e ftohtë, disa qytetarë bëjnë vaksinën kundër gripit për të qenë të mbrojtur. Megjithatë, ka një mënyrë më natyrale për të parandaluar gripin. Është një frut dhe lëngu i tij që ndihmon për të përforcuar imunitetin, i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, shumë të rëndësishme për t'u mbrojtur nga viruset.

Lëngu i shegës është një përzierje vitaminash dhe antioksidantësh. Ai forcon sistemin imunitar në mënyrë të përkryer. Shega është e pasur me shumë elemente të rëndësishme, siç janë magnezi, mangani, zinku, hekuri, natriumi dhe bakri, veç vitaminës C.

Në treg mund të gjeni shtrydhëse shege, por edhe nëse e konsumoni me kokrra, përfitimet do të vijnë.
Stina e ftohtë nuk sjell vetëm viruset, por dhe mbrojtësit natyralë. Shega është një mbretëreshë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat