Gjumi i vonë lidhet me obezitet tek fëmijët nën 6 vjeç - Bota Sot
Gjumi i vonë lidhet me obezitet tek fëmijët nën 6 vjeç

Shëndetësia

Gjumi i vonë lidhet me obezitet tek fëmijët nën 6 vjeç

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar se gjumi i vonë rrit rrezikun e obezitetit te fëmijët.

Poashtu aty theksohet se prindërit duhet t’i shtyjnë parashkollorët që të flenë më herët, shkruan CNN.

Kështu nënat dhe baballarët duhet të fokusohen që të mbajnë një rutinë te fëmijët sa i përket ushqimit dhe gjumit. Dr, Claude Marcus, profesor dhe pediatër në institutin Karolinska në Suedi është autor i studimit që është publikuar këtë të martë.

107 fëmijë në Suedi kanë qenë subjekt i studimit me 64 prej tyre që njërin prind e kanë mbipeshë ose obez.

Hulumtuesit kanë monitoruar peshën e secilit fëmijë, gjatësi dhe perimetrin e belit që kur ka nisur studimi. Gjumi është matur për shtatë ditë rreth përgjatë tërë vitit.

Ata kanë gjetur se fëmijët të cilëve u shtyhet gjumi pas orës 21:00 kishin gjerësi më të madhe të belit dhe Indeksin e Masës Trupore më të lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat