A mund të ulet kotoja e barnave kundër kancerit?

Shëndetësia

A mund të ulet kotoja e barnave kundër kancerit?

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Shumë njerëz po i mbijetojnë kancerit falë trajtimeve të reja shumë efikase. Por problemi i madh është se a i kanë pacientët paratë e mjaftueshme për të paguar ilaçet kundër kancerit?

Këtu përfshihen edhe pacientët në Amerikë. Një spital po punon për ta bërë sa më të përballueshme financiarisht trajtimin e kancerit.

Kujdesi shëndetësor në Shtetet e Bashkuara kushton më shumë se në çdo vend tjetër të zhvilluar. Pra mbijetesa nga kanceri mund të zbrazë llogarinë bankare të një pacienti.

Kur Tori Geib u diagnostikua me kancer, ajo mendoi se i kishte paratë për ta përballuar.

“Ndoqa këshillat. Në atë kohë kisha një sigurim shëndetësor privat shumë të mirë,” thotë Tori.

Tre javë më vonë, kompania e sigurimit e ndali mbulimin e shpenzimeve të saj mjeksëore.

“Kur pyeta se sa më kushtonin nga xhepi shpenzimet mujore, ata më dhanë shifrën prej 11 mijë dollarësh në muaj,” thotë ajo.

Kjo është mesatarja për terapinë e re të kancerit në Shtetet e Bashkuara. Dhe fatkeqësisht, kjo shumë ishte vetëm për një nga 13 ilaçet që i duheshin zonjës Geib.

Kosotoja astronomike për trajtimin e kancerit bën që shumë pacientë të kursejnë para në kurriz të shëndetit të tyre. Julie Kennerly-Shah punon pranë Qendrës së Kancerit në Universitetin Shtetërot të Ohajos:

“Një në katër pacientë njofton për veprime të rrezikshme në përpjekje për të kursyer para. Disa ndërpresin kurat ose ndajnë dozat e ilaçeve.”

Një këshilltare financiare në qendrën mjekësore e ndihmoi zonjën Geib të gjente një mënyrë për të paguar ilaçet.

“Kemi ndihmuar mbi 30 mijë pacientë të kenë qasje tek grantet apo programet e asistencës nga prodhuesit me një shumë totale mbi 500 milion dollarë”, thotë Julie Kennerly-Shah e Qendrës së Kancerit në Universitetin Shtetërot të Ohajos.

Spitali po ashtu doli me një program të ri për përdorimin e këtyre ilaçeve të shtrenja. Pacientët tani mund të kthejnë barnat që nuk u duhen më, thotë Julie:

“Ilaçet e dhuruara i ruajmë për pacientët e tjerë që kanë nevoja financiare. Pra ilaçet e mbledhura u jepen pacientëve që kanë kancer.”

Programi i ndihmon pacientët të përqendrohen tek shëndeti dhe të mos stresohen financiarisht.

“Stresi është shumë i madh kur diagnostikohesh. Pacientët duhet të ulin stresin sëbashku me kancerin. Jam shumë mirënjohëse ndaj spitalit që më ka ulur stresin financiar me ndihmën që më ka dhënë”, thotë pacientja Tori Geib.

Zonja Kennerly-Shah thotë se objektivi është zgjerimi i programit duke përfshirë edhe barna për sëmundje të tjera. Një tjetër synim është ofrimi i një modeli që mund të kopjohet edhe nga institucione të tjera që më shumë pacientë të përballojnë shpenzimet për trajtimet mjekësore./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat