Prebiotikët dhe probiotikët të cilët përtërijnë florën e zorrëve: Ndihma e parë për dhembje stomaku!

Shëndetësia

Prebiotikët dhe probiotikët të cilët përtërijnë florën e zorrëve: Ndihma e parë për dhembje stomaku!

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Cili është shkaku që mikroflora është e çrregulluar dhe si produktet me prebiotikë dhe probiotikë ndihmojnë të përmirësojmë situatën – do të mësojmë në vazhdim të këtij teksti

Rreth 85% e mikroorganizmave të dobishëm gjenden në trupin e njeriut, ndërkaq të gjithë të tjerët janë patogjenë.

Me këtë raport, mikroflora e zorrëve është në rregull të përsosur, mirëpo nëse ka më shumë mikroorganizma patogjenë, vjen deri te disbioza.

Në këtë rast ndihen dobësi dhe të përziera në stomak. Faktorët të cilët ndikojnë në çrregullimin e mikroflorës. Me probiotikë quhen mikroorganizmat e gjallë të cilët normalizojnë florën e zorrëve.

Prebiotikët quhen fibrat dietalë të cilat nxisin rritjen e laktobacileve dhe bifidokatereve – përfaqësues të mikroflorës së shëndetshme të zorrëve.

Mikroorganizmat e tillë të gjallë janë rezistues natyralë ndaj antibiotikëve dhe nuk lejojnë zhvillimin e patogjenëve në zorrë.

Qe se çfarë ndikon në çrregullimin e mikroflorës së zorrëve:

– ushqimi i pabalancuar;
– përdorimi i shpeshtë i pijeve alkoolike;
– stresi;
– infeksionet e zorrëve;
– përdorimi në afat të gjatë i antibiotikëve;
– marrja e barnave me thartirë acetisalicine në përbërje;
– marrja e laksativëve apo adsorbenseve;
– sëmundjet e traktit gastrointestinal.

Si ta përtërijmë mikroflorën e zorrëve

Në rastin e këtillë është i nevojshëm shërimi i ndërlikuar – përdorimi i barnave dhe korrigjimi i ushqimit.

Në vend të barnave, ndonjëherë përshkruhen shtesa në ushqim me elemente të dobishme.

Ushqimi i shëndetshëm

Përgatitja dhe shtesat në ushqim duhet t’i përshkruajë mjeku, mirëpo prebiotikët dhe probiotikët përdoren aktivisht në industrinë ushqimore, sepse me ndihmën e tyre është e mundshme që nëpërmjet rrugëve natyrale të vendoset balancimi i mikroflorës së zorrëve.

Produktet më të shpeshta të cilat përmbajnë elemente të dobishme në gjurmë janë qumështi i fermentuar: jogurti; kefiri; kosi.

Gjithashtu mikroorganizmat e dobishëm gjenden në lakra turshi, kastravecë turshi, mollë, salcë soje dhe në djathë. Perimet dhe pemët në sasi të mëdha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat